Ishulli i Kretës në Greqi është tronditur sot nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter.
Mediat helene raportojnë se si pasojë e tërmetit janë dëmtuar disa ndërtesa të vjetra. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima dhe të lënduar.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte në Iraklio, 22 kilometra në juglindje të ishullit, me një thellësi prej 4.5 kilometrash.
Sipas raportimeve paraprake tërmeti shkatërroi dritaret dhe shkaktoi çarje në muret e shtëpive në zonën e Arkalohori.
Sizmologët theksojnë se lëkundjet nuk janë shqetësuese.