Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) publikoi rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike, për muajin gusht 2016.
Nga inspektimet e kryera nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën gusht 2016, janë gjobitur 18 subjekte dhe janë vendosur 3 akt-ndalesa.
Sipas të dhënave të publikuara nga ISHTI, vlera totalee gjobave të vendosura llogaritet 8,1 milionë lekë.