• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ishte vetëm 16-vjeçe kur u përdhunua dhe trafikua në bazën ushtarake të Bisht Pallës, 32-vjeçarja sot në mes të katër rrugëve

by Java News
23/05/2019 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare risjell sot historinë e dhimbshme të minorenes që i mbijetoi trafikimit dhe dhunës seksuale në bazën ushtarake të Bisht Pallës në vitin 2003.

Paragjykimi dhe denigrimi që i ka bërë shteti dhe shoqëria, e ka lënë atë bashkë me të bijën 11 vjeçare në mes të katër rrugëve pa asnjë ndihmë. Pas një kalvari 10 vjeçar gjyqësor për të marr fëmijën e saj nga “Shtëpia e fëmijës”, sot kërkon ndihmë për të mbijetuar, pasi vajza është në një gjendje të rëndë psikologjike. Nëna dhe psikologët dyshojnë që gjatë kohës që fëmija ka qëndruar në një nga shtëpitë e fëmijëve është dhunuar, duke e lënë me pasoja psikologjike shumë të rënda.

Fundi i vitit 2003 shënoi një ngjarje të rëndë për ushtrinë shqiptare. Një 16 vjeçare nga Vlora, ngriti akuza për përdhunim dhe trafikim me qëllim prostitucionin për disa ushtarë dhe oficerë të bazës ushtarake të Bisht Pallës. Ajo pretendonte se u mbajt për muaj më radhë në bazën ushtarake, ku përdhunohej sistematikisht madje dhe detyrohej të prostituonte brenda ambienteve te repartit. Policia dhe prokuroria në atë kohë pas hetimeve ndaluan 6 ushtarë, të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë, u gjetën fajtorë për akuzat e ngritura. Por pavarësisht këtij hetimi, asokohe, prokuroria edhe pse e vërtetoi trafikimin nuk kërkoi për minorenen statusin e të trafikuarës.

Sot, pas 16 vjetësh , ajo e ka gjetur vetën në rrugë. Pa asnjë ndihmë e përkrahje. Por në këtë dhimbje dhe luftë për mbijetesë , përdore ka edhe vajzën e saj 11-vjeçare.

Xhoi, ashtu siç e thërrasin, pasi ky nuk është emri i saj i vërtet, tregon mes lotësh se shteti e ka lenë në harresë, dhe sot bashkë me vajzën ato janë në një gjendje tejet të mjeruar. Bredhin si cigane nga shtëpia në shtëpi, pasi edhe aty ku janë aktualisht rrezikojnë t’i nxjerrin jashtë për mos pagimin e qirasë. Ajo tregon se nuk punon dot pasi duhet të qëndrojë patjetër me vajzën. Vajza sot është 11 vjeç, shkon në shkollë, por ka probleme të rënda psikologjike. Madje pasi nëna e mori nga institucioni i fundit “ Shtëpia e Fëmijës”, pas një lufte 10 vjeçare nëpër gjyqe, ka qëndruar me të për rreth 3 muaj pranë psikiatrisë së Tiranës. Ajo së bashku me psikologët hedhin akuza të forta, që vajzës në institucion mund t’i ketë ndodhur diçka që është katandisur në këtë gjendje. “Vajza ka frikë se mos kthehet në institucion, por ne e kemi mbyllur atë derë, aty e kthej vetëm e vdekur. Do të luftoj deri në pikën e fundit të gjakut për të zbuluar çfarë i ka ndodhur vajzës që është sot në këtë gjendje” shprehet Xhoi.

Të njëjtat dyshime hedh edhe Sevim Arbana, drejtuese e shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare. Ajo tregon se e ka ndjekur rastin e Xhoit për vite me radhë, dhe janë munduar t’i rrijë sa më afër. Me shoqata të ndryshme janë munduar t’i gjejnë të ardhura për t’i paguar qiranë dhe për të përballuar jetën, por ka qenë gjithmonë e paragjykuar dhe e denigruar.

Xhoi është një vajzë e zgjuar që di katër gjuhë të huaja, ka disa diploma trajnimi, por sot është e papunë dhe pa shtëpi. Ajo duhet patjetër të kujdeset për vajzën pasi shteti për të nuk ka bërë asnjë gjë. As statusin e të trafikuar edhe pse i takonte ajo nuk e ka marrë asnjëherë. Në atë kohë prokuroria e çështjes nuk e kërkoi dhe sot Xhoi vuan pasojat e një historie që sipas Sevim Arbanës është një nga skandalet më të mëdha të dhunës seksuale dhe trafikimit të një vajze këto 30 vitet e fundit në vendin tonë. Sipas saj shteti duhet të kujtohet edhe njëherë pasi ajo ka nevojë për një punë, shtëpi mbi të gjitha për vajzën që kërkon aq shumë mbështetje psikologjike.

Bashkia e Tiranës sipas Arbanës ka qenë një nga institucionet që e ka ndihmuar me shumë Xhoin. Madje edhe pas referimit të këtij rasti nga Fiks Fare pranë Drejtorisë së Strehimit ata reaguan menjëherë duke i siguruar qiranë për dy muaj dhe duke e futur në procedurë të përshpejtuar për të marrë bonusin e strehimit./TCH

g.kosovari

Next Post
“Kudo që shkon, me antiplumb”, komentuesit i sulen Berishës: Si gjyshi pensionist pse nuk del një xhiro në Tropojë

Berisha nuk përmbahet i hedh 'benzinë' zjarrit: Letrat e Ramës për t’u hedhur në koshin e plehrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

July 27, 2026
FOTOLAJM / Protestuesit, breshëri vezësh ndaj makinës së Taulant Ballës

FOTOLAJM / Protestuesit, breshëri vezësh ndaj makinës së Taulant Ballës

July 27, 2026
Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit

Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit

July 27, 2026
Mazhoranca miraton me 74 vota marrëveshjen me SHBA për modernizimin e ushtrisë

Mazhoranca miraton me 74 vota marrëveshjen me SHBA për modernizimin e ushtrisë

July 27, 2026
Kinë- Brazil , bisedë telefonike midis dy presidentëve

Kinë- Brazil , bisedë telefonike midis dy presidentëve

July 27, 2026
FOTO / Aksident i rëndë tek rrethi i TEG-ut, betonieria bie nga lartësia mbi autostradë

Aksidentet, 6 të plagosur dhe viktima çdo ditë në rrugët e Shqipërisë

July 27, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

July 27, 2026
NASA i quan “dragonj”/ Retë e zjarrit në Evropë, çfarë janë dhe pse po alarmojnë ekspertët?

NASA i quan “dragonj”/ Retë e zjarrit në Evropë, çfarë janë dhe pse po alarmojnë ekspertët?

July 27, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Pas një viti seancash, GJKKO frenon SPAK-un: Dosja e Beqajt kthehet për plotësim

July 27, 2026
Marrëveshja me SHBA, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD mungon

Marrëveshja me SHBA, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD mungon

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In