• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ishte te dera me automatik dhe më tha…”, vëllai rrëfen krimin e dyfishtë në familje

by A R
22/08/2017 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personi që e ka parë për herë të fundit autorin e krimit në familje, pak momente pasi kishte vrarë gruan, është vëllai i tij, i cili jeton në shtëpinë pranë tij.

Pasi ka dëgjuar krismën e armës, ai ka dalë nga shtëpia për të parë se çfarë po ndodhte në banesën e të vëllait. Në momentin që është afruar te porta ka parë Halil Litën, i cili kishte dalë në derën e jashtme të shtëpisë dhe po qëndronte aty me armën në dorë. E ka pyetur i trembur se çfarë kishte ndodhur, por sipas tij, i vëllai ishte në gjendje të rëndë.

thumbnail_dije-lita

“Gjithçka ka mbaruar”, i ka thënë autori dhe është futur sërish brenda në shtëpi. Më pas, aty ai ka vrarë edhe veten.

“Kur dëgjova të shtënën e armës dola me nxitim nga shtëpia për të parë se çfarë po ndodhte në shtëpinë e Halilit. Sapo kam arritur të hap portën e shtëpisë së tij, e kam parë që po rrinte te dera me automatik në dorë. E kam pyetur se çfarë po ndodhte. Ai ishte shumë i tronditur. Nuk e dinte më se ku ishte. ‘Tani nuk kthehet asgjë mbrapsht. Gjithçka ka mbaruar’, më tha dhe u fut prapë në shtëpi.

Nxitova që ta ndaloja e shkova pas tij, por ishte vonë. Kur unë hyra brenda, dëgjova një tjetër të shtënë arme. Më pas e gjeta të vrarë në kuzhinë”, ka treguar para oficerëve të Policisë, vëllai i autorit të krimit në familje.

Ndërsa i pyetur për ndonjë motiv të mundshëm të ngjarjes, ai ka deklaruar se nuk ka dijeni që çifti të kishin probleme. Sipas tij, mund të kenë pasur debate siç ka në çdo familje, por jo të këtyre përmasave, sa të arrinte puna deri në vrasje. Nga ana tjetër, vëllai i autorit ka hedhur poshtë dyshimet për ndonjë motiv të mundshëm xhelozie, duke u shprehur se ata ishin në një moshë të tillë që nuk mund të kishin probleme të kësaj natyre. Duke shtuar se gjithçka mund të ketë ndodhur për një moment dhe të vëllait mund t’i ketë dalë situata nga kontrolli në nerva e sipër.

thumbnail_halil-lita

Megjithatë, ai s’ka qenë në gjendje të japë më shumë shpjegime rreth asaj që ndodhi në shtëpinë e vëllait të tij, mëngjesin e djeshëm.

Pavarësisht se ata janë prindër të 5 fëmijëve, prej disa vitesh jetonin vetëm. Tri vajzat e tyre janë martuar, ndërsa dy djemtë jetojnë në emigracion, njëri në Britaninë e Madhe e tjetri në Itali. Madje, njëri prej djemve kishte ikur nga Shqipëria ditën e shtunë, pasi kishte qëndruar për disa ditë pushime pranë prindërve. Burimet thanë se ende nuk janë sqaruar tërësisht motivet e krimit, por po hetohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.m.

Next Post
Rooney shënon golin e 200, i dyti në histori të Premierligës pas Shirer

Rooney shënon golin e 200, i dyti në histori të Premierligës pas Shirer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In