• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ishte super kinge”/ Kodheli: Rama bëri shaka, ftesa kam pasur edhe nga Berisha e Nano

by Java News
20/04/2021 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë në një takim me gratë dhe vajzat socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal tek disa prej emrave në radhët e kësaj partie që janë gjithashtu pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Tiranë. Mes tyre ishte edhe Mimi Kodheli, për të cilën kreu i PS-së rrëfeu edhe një histori kur ishte adoleshent dhe pëlqimin për deputeten socialiste, që tashmë kërkon një tjetër mandat.

Por a është kjo arsyeja se përse Mimi Kodheli është sot në parlament? Ish-ministrja socialiste e ftuar në Radarin Informativ në ABC, rrëfimin e kryeministrit e cilësoi shaka që nuk ka ndikuar te karriera e saj.

“E keni kuptuar një gabim, besoj se ka qenë një shaka e kryeministrit. Unë jam në politikë, pasi jam thirrur t’i shërbej qytetit tim, Tiranës. Kisha pak kohë që isha kthyer nga jashtë, lashë një kryeqytet të mirë dhe gjeta një kryeqytet të deformuar, ato ishin vite të rëndësishme kur u bë kthesa e madhe, të rikthimit të ngjyrave, rikthimit në udhën e një kryeqyteti europian” tha ajo.

E pyetur nëse Edi Rama do ta thërriste që të bëhej pjesë e PS-së nëse nuk do ta kishte njohur më parë, Koledhi tregoi se ftesat nuk i kanë munguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Patjetër që (Edi Rama) ka thirrur edhe shumë që nuk i ka njohur në të kaluarën, unë jam ndër të paktët që janë thirrur për shkak të njohjes së prindërve tanë. Unë jam thirrur edhe nga liderë të tjerë politikë të mëparshëm për shkak të njohjeve”.

Edhe Berisha? “Po patjetër” pohoi Kodheli duke shtuar se “Kemi pasur njohje personale, si me Fatos Nanon. Ishte normale që të ishte kështu, kam qenë një person i spikatur edhe jashtë politikës. Mimi ka qenë komandante çete, një nxënëse shumë e mirë, ka qenë e thjeshtë të më gjeje”.

Por tashmë që e la jashtë zonës së sigurt në Tiranë, a kanë ndryshuar raportet me Edi Ramën? “Jo”. Edi Rama në momentin që zyrtarizoi listat tha se “ka një kohë për të marrë dhe një për të dhënë”, po a ishte ky momenti për Kodhelin për të dhënë pas asaj që ka marrë nga PS? “Jo nuk është kaq banale. PS u tregua shumë e guximshme me listat. PD nuk diti të dalë me inovacion, tregoi frikë” tha deputetja socialiste.

Pavarësisht se është e 21-ta në Tiranë, Kodheli shprehet e bindur. “Unë do të jem në parlament, kaq e thjeshtë është”. E sigurt? “Po. Sepse besoj te njerëzit, besoj te miqësitë e gjata dhe të forta. Jam e qetë dhe me këmbë në tokë në këtë fushatë” tha ajo.

g.kosovari

Next Post
‘Të gjithë emigrantëve na dukej gënjeshtër’/ Flet udhëtarja që zbriti me të bijën të parat në aeroportin e ri në Kukës: U ndërtua në vendin ku kisha shtëpinë e lindjes

'Të gjithë emigrantëve na dukej gënjeshtër'/ Flet udhëtarja që zbriti me të bijën të parat në aeroportin e ri në Kukës: U ndërtua në vendin ku kisha shtëpinë e lindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

February 2, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Qeveri teknike, ose vdekje? Gërdeci, prova e parë!

February 2, 2026
“Kushte moderne për 650 nxënës e mësues”, hap dyert pas rindërtimit shkolla ‘Lef Sallata’ në Vlorë

“Kushte moderne për 650 nxënës e mësues”, hap dyert pas rindërtimit shkolla ‘Lef Sallata’ në Vlorë

February 2, 2026
Iu kundërpërgjigj me armë zjarri atentatorëve në Lezhë, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Iu kundërpërgjigj me armë zjarri atentatorëve në Lezhë, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

February 2, 2026
Frika e kaosit të udhëtimeve gjatë verës, shtyhet deri në shtator zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes në BE

Frika e kaosit të udhëtimeve gjatë verës, shtyhet deri në shtator zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes në BE

February 2, 2026

SPAK po tenton të konsiderojë krim përpjekjen e Veliajt për t’u mbrojtur me avokatë të huaj

February 2, 2026
“E kam shkruar me lot!”/ Iu rikthye muzikës pas tragjedisë në familje, Gjesti publikon foton: Kapitull i ri!

“E kam shkruar me lot!”/ Iu rikthye muzikës pas tragjedisë në familje, Gjesti publikon foton: Kapitull i ri!

February 2, 2026
“Foltorja”/ Sali Berisha para Kryeministrisë: Do të dalim në protesta deri në fitore

“Foltorja”/ Sali Berisha para Kryeministrisë: Do të dalim në protesta deri në fitore

February 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mërgata shqiptare, nga kujtesë e së kaluarës në subjekt aktiv

February 2, 2026
Skema mashtruese për kredi online, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Qytetarët të tregojnë kujdes!

Skema mashtruese për kredi online, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Qytetarët të tregojnë kujdes!

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In