• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ishte shpallur zyrtarisht e vdekur, rishfaqet pas 31 vjetësh

by
27/09/2015 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte shpallur zyrtarisht e vdekur, rishfaqet pas 31 vjetësh

Ishte zhdukur në mënyrë misterioze përpara 31 viteve. Të gjithë besonin se ajo kishte vdekur prej kohësh, që pas deklaratës së një burri, i cili kishte thënë se e ka vrarë. Por dy javë më parë zbulohet se Petra Pazsitka, me origjinë nga Braunschweig, qytet që ndodhet në veri të Gjermanisë, është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë, por për gjatë gjithë këtyre viteve ka dashur që të fshihet për pjesën tjetër të botës.

 Historia u shfaq ditët e fundit në shtypin gjerman, por ne duhet të bëjmë një hap prapa, për ta rindërtuar atë në detajet. Pazsitka ishte 24 vjeç, kur u zhduk pa lënë gjurmë nga  Braunschweig, ku ndante një shtëpi me disa studentë dhe po përgatitej për provimet. Në të vërtetë sot 55-vjeçarja kishte vënë në jetë një plan shumë të studiuar. Kishte marrë me qira në fshehtësi një tjetër apartament  dhe kishte kursyer rreth 4 mijë marka, ekuiavalente me 2 mijë euro në ditët e sotme, për të filluar një jetë të re.

Gruaja është parë për herë të fundit në publik më 26 korrik, 1984, gjatë momentit që ishte duke dalë nga dentisti. Ajo doli nga zyra e tij rrethores 15:00 dhe sipas  dëshmisë së një mikut të saj, gruaja do të shkonte me autobus për të vizituar prindërit e saj në Wolfsburg, një qytet  aty pranë. Ajo kurrë nuk arriti në destinacionin e vet. Policia nisi një hetim të gjerë dhe madje bëri një apel në televizion, duke publikuar të gjitha të dhënat e saj. Madje autoritetet hapën hetimet për vrasje.

Dyshimi ra mbi të njëjtin person që besohej përgjegjës për vrasjen që kishte ndodhur një vit më parë, një vajzë 14 vjeçare. Krimi ishte kryer në një pyll jo shumë larg nga stacioni i autobusit  që hipi Pazsitka për të shkuar tek prindërit e saj.   Në fund të marsit 1985, policia arrestoi 19 vjeçarin,  Gunter K.,një mason, i cili pranoi vrasjen e Petra Pazsitka. Në vitin 1987, për arsye që sot duken të pakuptueshme,  i riu gjithashtu pranoi se ka vrarë gruan zhdukur, e cila në vitin 1989 u shpall zyrtarisht e vdekur.

Historia do të ishte arkivuar, nëse Pazsitka nuk do të ishte rikthyer. Për 31 vjet ajo ka arritur të jetojë pa një kod fiskal, ku do të paguante taksat, pa  një kartë  të sigurimeve shoqërore,  pa patentë shoferi, pa një pasaportë apo një llogari bankare. Për policinë -raporton shtypi gjerman- gruaja nuk mund të mbahet përgjegjëse për ndonjë krim, sepse ajo kurrë nuk bëri falsifikim të dokumenteve.  Sa për arsyet që çuan atë të zhduken, gruaja thjesht tha se nuk donte që të kishte  kontakt me prindërit e saj, apo me njerëzit në përgjithësi, duke mohuar se baza e vendimin e saj ka pasur incidente të abuzimit seksual në familje. Autoritetet gjermane tani do të duhet ta deklarojnë  përsëri në jetë.

Next Post

FOTO/ Policet shqiptare gjithnjë e më seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më shumë se 15 mijë maturantë…/ Ligji i qeverisë s’ndal maturantët për të zgjedhur mjekësinë, në ‘trend’ edhe Bujqësori!

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

July 21, 2026
Nufi dënon deklaratën e ministres serbe: Është në nderin e Serbisë të distancohet prej saj

Nufi dënon deklaratën e ministres serbe: Është në nderin e Serbisë të distancohet prej saj

July 21, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 22 Korrik 2026

July 21, 2026
Detajet nga prapaskenat/ Vasil Tole: Si u bë iso-polifonia shqiptare pjesë e filmit hollivudian “Odiseja”

Detajet nga prapaskenat/ Vasil Tole: Si u bë iso-polifonia shqiptare pjesë e filmit hollivudian “Odiseja”

July 21, 2026
Nga Namibia te Gaza: A po hyn bota në epokën e gjenocideve pa ndëshkim?

Nga Namibia te Gaza: A po hyn bota në epokën e gjenocideve pa ndëshkim?

July 21, 2026
“Ulet ndjeshëm koha e pritjes për skanerin, rezonancën dhe koronarografi”

“Ulet ndjeshëm koha e pritjes për skanerin, rezonancën dhe koronarografi”

July 21, 2026
“E refuzuam Jenifer Lopez se kërkoi 2 mln euro garanci për protestat”, Gonxhja-Zhupës: Kjo është kosto e destabilizimit të vendit

“E refuzuam Jenifer Lopez se kërkoi 2 mln euro garanci për protestat”, Gonxhja-Zhupës: Kjo është kosto e destabilizimit të vendit

July 21, 2026
“Nuk është parë ndonjëherë”, Berisha: PD respekton dhe mbështet protestën qytetare

“Me familjarët e tij transporton para jashtë”, Berisha: Europarlamentari akuza Ramës

July 21, 2026
Zbuloi grindjen Trump-Meloni, gazetari italian i Shtëpisë së Bardhë gjendet i vdekur

Zbuloi grindjen Trump-Meloni, gazetari italian i Shtëpisë së Bardhë gjendet i vdekur

July 21, 2026
Moska kërcënon Uashingtonin: Çdo amerikan që kapet në Ukrainë, do të mbajë përgjegjësi për krimet që ka kryer

Rusia kthehet pas në kohë: Qytetarët fshehin sërish paratë “nën dyshek”

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In