• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ishte përvoja më e tmerrshme e jetës sime”/ Flasin të shëruarit nga koronavirusi: “Fillova të kollitem me gjak

by Java News
02/04/2020 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mund t’ju them se infermierët ishin po aq të frikësuar sa unë; ata më thanë se testi im për koronavirus ishte pozitiv, sikur po më jepnin lajm e vdekjes”, e nisi rrëfimin Ati, 41 vjeç, e cila u pranua në spital në Edinburgh, pasi kishte simptomat e temperaturës, kollë të vazhdueshme, dhimbje barku dhe gjoksi, problem me frymëmarrjen dhe humbje të sensit të saj të nuhatjes dhe shijes.

Ajo fillimisht tha se nga urgjenca u përgjigjën në fillim të qëndronte në shtëpi, por ishte udhëzuar më pas të shkonte në spital kur nisi të kolliste gjak.

Në ditën e tretë në spital, po e 13-ta e sëmundjes, Ati filloi të nxjerrë më shumë gjak dhe ndjeu një shtrëngim gjithnjë e më të madh në gjoks, ndërsa temperatura e saj u rrit shumë. Por atë natë pastaj filloi të binte.

“Për habinë time, nuk u kthye më”, kujtoi ajo për temperaturën. “Trupi im më në fund filloi ta luftojë atë dhe të nesërmen ata më thanë që mund të kthehesha në shtëpi një ditë më pas nëse gjithçka do të ishte e qëndrueshme.

U lehtësova shumë. Unë vazhdoja të mendoja se duhej të isha pranuar më herët në spital dhe kisha frikë se mos ishte vonë. Ishte përvoja më e tmerrshme e jetës sime”.

Mbi 200,000 njerëz në të gjithë botën dihet se e kanë marrë veten sëmundjen. “Unë në fakt dola nga shtrati sot, është një ngjarje shumë e madhe”, thotë 51-vjeçarja Lou, në Chalfont St Peter në Buckinghamshire. “Mendova se po vdisja të mërkurën e javës së kaluar, kur nuk mund të merrja frymë dhe po humbja vetëdijen”.

Mjekët që erdhën në shtëpinë e Lou zbuluan se temperatura e saj tejkalonte 40 C dhe presioni i saj i gjakut dhe marrja e oksigjenit kishte rënë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital së bashku me burrin e saj, i cili ishte gjithashtu simptomatik. Ajo u testua për Covid-19 të premten dhe ende është në pritje të rezultateve të saj.

Në spital asaj iu dhanë me pika një shumëllojshmëri ilaçesh, dhe gjendja e saj u stabilizua. Ajo doli nga spitali disa ditë më vonë pasi ndjenja e mbytjes filloi të lehtësohej dhe temperature i ra, shkruan “The Guardian”.

mbyllja ne shtepi

“Kjo ju bën të mendoni: e marrtë e mira. Kur të përfundojë kjo, ne do të argëtohemi”, thotë ajo. “Po lëvizim me hapa bebesh, por dalëngadalë do t’ia dalim”

Vetëm pacientët me simptomat më të këqija po pranohen në spital, dhe Ryan 22-vjeçar është në mesin shumë atyre që pas telefonatës në numrin e urgjencës 111, i kanë thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohen nëse nuk kanë vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

“Jam shumë i lehtësuar që e kalova”, tha Ryan, një student i vitit të tretë të inxhinierisë në “Imperial College London”, duke treguar se nxirrte gëlbazë të kuqe gjatë kollitjes, se kishte rraskapitje, djersitje gjatë natës dhe të përziera.

“Nuk mund të ngrihesha nga shtrati kur ethet ishin më të këqijat. Kam humbur oreksin dhe mezi pija ujë”. Ai thotë se zakonisht është i shëndetshëm dhe se simptomat kanë qenë një tronditje e madhe. Tani ai thjesht dëshiron të kthehet në vendlindjen e tij, Malajzi.

Jenny, 59 vjeç, një ish-mjeke në Falkirk që ka sklerozë të shumëfishtë, izoloi veten nga familja e saj. “Kam edhe një javë kohë nga izolimi dyjavor në një furgon” thotë ajo. “Asnjëherë nuk kam provuar diçka të tillë. Jam 99.5% e sigurt se kisha Covid-19. Më dukej sikur kisha një brez të ngushtë që përshkonte diafragmën time”.

Edhe pse ajo është ende mjaft e lodhur dhe duhet të ndalet për të marrë frymë ndërsa shëtiste nëpër fshatin e saj, tani është rikthyer të kujdeset për partnerin e saj, i cili po i nënshtrohet kimioterapisë, dhe babai i saj, i cili ka dementia.

Xheni thekson dëshirën e saj për t’u dhënë njerëzve optimizëm në lidhje me rikuperimin dhe rëndësinë e izolimit nëse keni simptoma. “Secili nga ne mund të bëjë ndryshime në rrafshimin e kurbës së epidemisë”, tha ajo.

Për Atin, episodi i ka dhënë asaj një sens të ri të komunitetit.

“Ne filluam të shohim mesazhe nga fqinjët, mjekët e mi dhe miqtë që ofrojnë ndihmë. Ishte aq ngushëlluese të shihje se si shoqëria bashkohet”, tha ajo.

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In