• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ishte personi më i vjetër në botë, Motër Andre vdes në moshën 118-vjeçare

by A R
18/01/2023 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Murgesha franceze Lucile Randon e cila konsiderohet si një nga njerëzit më të vjetër në botë, ka vdekur në moshën 118-vjeçare.

Randon e cila u quajt Motra Andre kur mori urdhrat e shenjtë në 1944, vdiq në gjumë në shtëpinë e të moshuarve në Toulon, Francë. E lindur në vitin 1904 në Francën jugore, ajo përjetoi dy luftëra botërore dhe ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së saj katolicizmit.

“Vetëm Zoti e di sekretin e jetëgjatësisë sime”, ka deklaruar ajo më parë për gazetarët.

Një punonjës nga shtëpia e të moshuarve, David Tavella, ndau lajmin për vdekjen e saj me gazetarët të martën.

“Ka trishtim të madh, por… ishte dëshira e saj për t’u bashkuar me vëllain e saj të dashur. Për të, është një çlirim,” tha Tavella.

Motër Andre thuhej se kishte një marrëdhënie të ngushtë me vëllezërit e saj. Një herë ajo u tha gazetarëve se një nga kujtimet e saj më të bukura ishte kthimi i tyre i sigurt nga luftimet në fund të Luftës së Parë Botërore.

“Ishte e rrallë, në familje zakonisht kishte dy të vdekur sesa dy të gjallë”, ka treguar Motër Andrea.

Pavarësisht se ishte e verbër dhe në një karrige me rrota, Motra Andre kujdesej për të moshuarit e tjerë, disa prej të cilëve ishin shumë më të rinj se ajo.

Në një intervistë Prillin e kaluar me agjencinë e lajmeve AFP, Motra Andre tha: Njerëzit thonë se puna vret, por mua puna më mbajti gjallë, vazhdova të punoja deri në moshën 108 vjeç.

Gjatë së njëjtës intervistë, ajo tha se do të ishte më mirë në parajsë, por vazhdoi të shijonte kënaqësitë si të hante çokollatë dhe të pinte një gotë verë çdo ditë.

Ajo ka qenë më e moshuara në Evropë për disa kohë dhe hyri në Librin e Rekordeve Guinness Prillin e kaluar si personi më i vjetër në botë pas vdekjes së Kane Tanaka, një gruaje japoneze që jetoi deri në moshën 119-vjeçare.

Nuk ishte hera e saj e parë që futej në librin Guinness. Në vitin 2021 ajo u bë personi më i vjetër që u shërua nga Covid-19.

Motër Andre lindi në një familje protestante, por më vonë u konvertua në katolicizëm, përpara se të pagëzohej kur ishte 26 vjeç. E shtyrë nga dëshira e saj për të “shkuar më tej”, ajo iu bashkua një urdhri murgeshash të njohur si Bijat e Bamirësisë rreth 15 vjet pas vendimit të saj për t’u bashkuar me Kishën Katolike. Ajo ka punuar në një spital në Vichy, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj të punës, rreth 31 vjet.

Në një nga intervistat e saj të fundit, Motër Andre u tha gazetarëve: Njerëzit duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe ta duan njëri-tjetrin në vend që të urrejnë. Nëse do ta bënim këtë gjë atëherë gjërat do të ishin shumë më mirë.

/a.r

Next Post
Shehi kritika qeverisë: Jemi vend fukarenjsh, s’e kuptoj urgjencën për kontrata koncesionare! Të mbajmë përgjegjësi kolektive për ligjet

Shehi kritika qeverisë: Jemi vend fukarenjsh, s'e kuptoj urgjencën për kontrata koncesionare! Të mbajmë përgjegjësi kolektive për ligjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com