• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ishte obsesionuar me një vajzë… kallëzohet për “përndjekje” 25 vjeçari

by Java News
19/06/2016 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Obsesioni për të krijuar një raport dashurie me një studente, rezidente në Qytetin Studenti, ka çuar deri në kufijtë e kryerjes së një vepre penale një 25-­vjeçar në Tiranë.

Ai ka këmbëngulur ta takonte studenten duke i shkuar te dera e konviktit apo e shkollës së saj.

I riu A. J. është kallëzuar për “përndjekje” nga vajza që donte medoemos të takonte. Pak ditë më parë, ai u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës dhe u dënua me 6 muaj heqje lirie.

Referuar kallëzimit të studentes, në dhjetor të vitit të kaluar, ajo është kontaktuar në telefon nga i pandehuri, i cili i është prezantuar si “A. J., komshi i saj, se kërkon që të lidhet seriozisht me të… Pasi ka folur me xhaxhain e saj dhe ai i ka thënë se familja është dakord”. Kallëzuesja i ka shprehur nëpërmjet telefonit që: “Nuk dua t’ia di me kë ke folur, përgjigjja ime është jo” dhe i ka mbyllur telefonin. Pas kësaj i pandehuri ka vijuar veprimet e tij duke shkuar te puna e motrës së kallëzueses dhe duke u prezantuar si “djali i xhaxhait të saj”.

Sipas gjykatës, mandej ai ka shkuar te godina e banimit të kallëzueses, ku i ka kërkuar recepsionistes që të njoftonte për takim kallëzuesen. Duke qenë se i pandehuri ka ngulmuar për të takuar kallëzuesen dhe ka tentuar të hyjë forcërisht në godinë, recepsionistja ka njoftuar policinë. Pasi kanë mbërritur shërbimet e policisë gjyqë­sore, e kanë shoqëruar të pandehurin dhe e kanë këshilluar që të mos bezdisë më vajzën as në shkollë, as në banesë, raporton Panorama.

Pas fillimit të pushimeve verore, kallëzuesja ka ndërruar numrin telefonik të saj, me qëllim që personi të mos e merrte dhe shqetësonte më. I pandehuri ka vazhduar t’i dërgojë SMS në numrin telefonik të ri të kallëzueses. Po ashtu ai i ka shkruar në adresën e saj në “Facebook” dhe kallëzuesja, e ndodhur në këto rrethana, i ka bërë “bllok”.

Disa ditë më pas, ai i ka shkuar përsëri te shkolla kallëzueses. Kallëzuesja ka dërguar dy shoqe të saj, të cilat i kanë kërkuar të largohet, ai ka këmbëngulur duke u thënë se kishte një mesazh për studenten. Në të tilla kushte, studentja ka lajmëruar motrën e saj dhe më pas ka depozituar kallëzim në Polici.

“Të gjitha veprimet e të pandehurit në trajtën e kryerjes së thirrjeve telefonike në numrat celularë të kallëzueses, komunikimeve në rrjetin social ‘Facebook’, kontakteve me familjarë të studentes dhe me rrethin shoqëror të saj, prezantimi në disa raste jo me emrin e tij të vërtetë, kanë pasur një natyrë të qartë ngacmuese, fyese dhe kanë krijuar te kallëzuesja një gjendje të rëndë ankthi e pasigurie”, arsyetonte gjykata./ Panorama/ a.k

Next Post

Femrat bëhen "perverse" të vërteta... pas martesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In