• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ishte një keqkuptim”, flet 23-vjeçarja që u bë “mollë sherri” për vdekjen e shqiptarit

by A R
21/02/2023 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja që ndodhi mëngjesin e së hënës ka tronditur banorët në ishullin e Mikonos. Shqiptari Visar Dakramaj humbi jetën pasi u qëllua me armë nga një 33-vjeçar grek. Në media u shkruajt se gjithçka ndodhi për një femër. Është zbuluar se vajza në fjalë është një 23-vjeçare. Ajo ka dëshmuar të gjithë skenën edhe kur 33-vjeçari grek qëlloi mbi Dakramajn.

E reja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo punon në një lokal nate në ishull dhe Protothema thotë se ka pasur një lidhje me shqiptarin dy vite më parë. Siç shkruajnë të tjera media, autori i ngjarjes kishte interes për vajzën dhe kur ka parë se mes saj dhe shqiptarit ka pasur një debat ka ndërhyrë. 23-vjeçarja, sipas të njëjtave burimeve, pretendon se e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një keqkuptimi.

“Ishte një keqkuptim. Nuk ishte për mua. Ishte thjesht një keqkuptim”, u  shpreh ajo për mediat greke.

Edhe pronari i lokalit ku ndodhi sherri ka dhënë dëshminë e tij. Sipas tij, vajza ka qenë vetëm në bar dhe më pas ka ardhur një prej djemve.

“Ajo nuk ishte në lidhje me asnjë prej tyre. Ata ishin klientë në lokal. Ata patën një debat në lokal dhe dolën jashtë për t’u sqaruar”, u shpreh ai.

Më tej pronari shton se nuk e di ku ndodhi vrasja ndërsa për 33-vjeçarin grek tha se ka qenë djalë i mirë dhe nuk përfshihej në sherre.

“Nuk kam fjalë”, tha ai.

Majtas viktima, 34 vjeçari shqiptar. Djathtas, autori

Ndërkohë sipas asaj që njofton policia çdo gjë ka ndodhur për 10 minuta.

“Sot, 20 Shkurt 2023 rreth orës 05:00 deri në orën 06:00 në zonën e Skylambela të Mykonos, jashtë lokalit u qëllua për vdekje me shotgan shtetasi shqiptar, Visar Dakramaj. Nga informacionet e policisë deri më tani, duket se më herët autori dhe viktima kanë pasur një argument brenda lokalit dhe pasi autori u largua, u rikthye për të qëlluar viktimën”, thuhet në dokumentet e policisë.

Pasi ka kryer krimin, autori ka lëvizur për mbi 1 orë me armën në makinë. Ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Autoritetet pritet që të verifikojnë edhe nëse ka konsumuar drogë. Pas kësaj u vu në pranga.

“Autori u arratis pas këtij akti. Sidoqoftë si pjesë e kërkimit të policisë rreth orës 07:30 ai u shfaq në Komisariatin e Policisë në Mikonos dhe u arrestua, ndërsa u sekuestrua arma në mjet”, thuhet më tej.

33-vjeçari, sipas informacioneve, është vëllai i një zyrtareje në Bashkinë e Mikonosit. Ai përfaqësohet nga avokatja Elena Karygianni dhe linja e tyre e mbrojtjes pritet të bazohet në faktin e konsumimit të alkoolit bashkë me substanca të tjera.

Mediat sqarojnë se shqiptari jetonte prej vitesh në ishull. Ai njihej atje me emrin “Yannis”. 34-vjeçari kishte blerë një vilë në një prej zonave më të mira të Mikonosit.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryebashkiaku Konstantinos Koukasis i cili ka siguruar banorët se ky është rast i izoluar dhe se jeta në Mikonos është e sigurt.

/a.r

Next Post
Bllokuan foltoren, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi 6 deputetë të PD. Spaho: Shihemi në gjyq!

Bllokuan foltoren, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi 6 deputetë të PD. Spaho: Shihemi në gjyq!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja e Franca vijojnë betejën me flakët, shkon në 270 mijë numri i personave të evakuuar

Spanja e Franca vijojnë betejën me flakët, shkon në 270 mijë numri i personave të evakuuar

July 25, 2026
Analiza satirike e Gjekmarkajt: Babua dhe Besën, tani Shqipëria do dalë në selamet! Braçja ‘derdhi gotën’, dreq o punë, rënkoi Tao

Analiza satirike e Gjekmarkajt: Babua dhe Besën, tani Shqipëria do dalë në selamet! Braçja ‘derdhi gotën’, dreq o punë, rënkoi Tao

July 25, 2026
“65 mijë minoritarë në Shqipëri”/ PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale

“65 mijë minoritarë në Shqipëri”/ PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale

July 25, 2026
“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

July 25, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Hendeku që “Besa” duhet të mbyllë

July 25, 2026
I tradhtoi detaji në makinë/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash

I tradhtoi detaji në makinë/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash

July 25, 2026
Polemika para emërimit, shkak lidhja e Pirlos me kompaninë e basteve në Rusi

Polemika para emërimit, shkak lidhja e Pirlos me kompaninë e basteve në Rusi

July 25, 2026
“Nga TikTok-u në kazermë”, vendet e Ballkanit Perëndimor gati të rikthejnë shërbimin ushtarak

“Nga TikTok-u në kazermë”, vendet e Ballkanit Perëndimor gati të rikthejnë shërbimin ushtarak

July 25, 2026
Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

July 25, 2026
“Vajzën ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

“Vajzën ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In