Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se kjo vizitë e tij është një konfirmim për një rol të ri të Francës në rajon.
Në konferencën për mediat në krah të kryeministrit Edi Rama, Macron tha është një gabim që përgjatë këtyre viteve Shqipëria nuk është vizituar nga asnjë president francez.
Për këtë, ai shtoi se është në Tiranë për të rregulluar gabimin.
“Është nënshtruar rrëshqitjes së botës, rikthimit të luftës në territorin e saj, me atë që po ndodh në Ukrainë dhe rikthimin e terrorizmit në vendin tonë, Brukseli u sulmua mbrëmë. Vizita ime është një formë e riangazhimit të Francës në rajon, se ishte një gabim i thellë që pse nuk ka ardhur asnjë president francez, ishte momenti për ta bërë, kjo është një formë e rregullim të gabimit”, tha Macron.
/a.r