• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ishte nisur drejt Tiranës dhe u kthye në rrugë/ Kamerat e biznesit kanë fokusuar momentin kur është qëlluar efektivi i FNSH-së

by Ardit Rada
06/12/2020 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekzekutimi me armë zjarri i efektivit të policisë Xhulio Prela, mëngjesin e së shtunës në superstradën Lezhë-Milot vijon të mbetet pa autor. Dëshmia e familjareve dhe bashkëpunëtoreve të 26-vjeçarit nuk e ka orientuar grupin hetimor drejt një piste konkrete hetimi. Në deklarimet e tyre para hetuesve ata kanë thënë se i riu ishte njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur shqetësime për ndonjë konflikt të mundshëm. Pista kryesore që po hetohet është ajo e ndonjë konflikti personal që mund të ketë pasur 26-vjeçari me ndonjë person gjatë ditëve të fundit, por që nuk iu ka rrëfyer familjareve apo shokëve të tij. Gjithashtu po verifikohet edhe veprimtaria e vëllait të viktimës, i cili prej disa kohësh është emigrant në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë referuar dinamikes së ngjarjes, dyshimet janë se efektivi i policisë ka komunikuar në telefon para se të vritej, pasi ndonëse kishte përshkuar disa metra rrugë në drejtim të Tiranës është kthyer sërish në vendin ku po e prisnin autorët pranë fshatit Gajush të Lezhës. Kamera e sigurisë e një biznesi pranë vendit të ngjarjes ka fokusuar momentin kur Xhulio Prela është afruar dhe ka biseduar me njërin nga personat që ndodheshin aty dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Por në pamje është mjaft i vështirë identifikimi i automjetit të autoreve, duke qenë se aty pranë ka qenë i parkuar dhe një mjet i tonazhit të rëndë i cili ka penguar pamjen e plotë.

Pamjet filmike të kamerës së sigurisë janë dërguar për analizim të specializuar bashkë me telefonin e viktimës. Këto janë dy provat më të vlefshme për grupin hetimor që mund të çojnë në identifikimin e autoreve të kësaj ngjarje. Nga ana tjetër bëhet e ditur se pas ngjarjes, makina e autoreve është larguar përgjatë superstradës në drejtim të Laçit dhe pa shkuar në Milot janë futur në ndonjë rrugë dytësore. Kjo për faktin se nga kryerja e kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë superstradës në drejtim të Laçit nuk shihet ndonjë automjet duke lëvizur pas ngjarjes. Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Xhulio Prela u ekzekutua me armë zjarri pistolete në orët e para të mëngjesit të së shtunës, teksa po kthehej nga Hajmeli i Shkodrës ku kishte dërguar një mik të vëllait të tij i cili kishte ardhur nga Anglia përmes aeroportit të Rinasit pak minuta pas mesnate./a.p

Next Post
Arrestohen 8 persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë

Arrestohen 8 persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

September 10, 2026
Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

September 10, 2026
Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët po përhapen me shpejtësi

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët po përhapen me shpejtësi

September 10, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Buxheti i shtetit nuk jepet me vetëshërbim

September 10, 2026
“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

September 10, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Qeveritë nuk rrëzohen me vegjetarianë

September 10, 2026
I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

September 10, 2026
Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

September 10, 2026
Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

September 10, 2026
Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com