Një ushtar shqiptar me mision në Afganistan ka humbur jetën.
Lajmi bëhet i ditur nga News24, i cili thotë se bëhet fjalë për ushtarakun me iniciale XH.I.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndërruar jetë ushtari, ndërkohë që priten të tjera të dhëna.
Ushtari është i katërti që humb jetën në misionet paqeruajtëse jashtë vendit në kuadër të Forcave të Armatosura.
Në muajin shkurt të vitit 2012, mbeti i vrarë në Afganistan, kapiten Feti Vogli.
Ndërkohë, në vitin 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj.
g.kosovari











