• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

“Ishte kometë në qiellin shqiptar”, Minxhozi: Shqipja u përkthye në 45 gjuhë të huaja falë Ismail Kadaresë

by S T
03/07/2024 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minxhozi ka deklaruar shkrimtari i madh, Ismail Kadare ka zbuluar për shqiptarët një mikrokozmos që nuk e njihnin.

I ftuar në ABC News, ai ka thënë se arti i madh i Kadaresë ka bërë shumë për botën tonë, për ngjarjet e vendit, pasi ka dhënë shumë mesazhe. Sipas Minxhozit, librat e tij zënë një vend të jashtëzakonshëm në libraritë europiane dhe botërore.

“Kadareja na ka zbuluar një mikrokozmos që ne nuk e njihnim. Më shumë në veprat e tij, bëhej fjalë për ngjarje, personazhe, trajtesa, të cilat janë kaq unikale.

Ismaili me artin e tij të jashtëzakonshëm, arrin të na fus në një ambient ku ai vetë, nuk ka qene fizikisht, por dhe ne na duket sikur jemi aty. Ky është arti i madh i Kadaresë, i cili ka bërë kaq shumë për ngjarjet shqiptare, për botën shqiptare dhe është një figurë me shumë shtresime, me shumë mesazhe, me shumë merita të jashtëzakonshme për të zbuluar atë që ne kemi qenë si komb, atë që ne jemi dhe ndoshta atë ku po shkojmë.

Pra, Ismail Kadare ka qene një mesazher krejt special, ka qene një komet në qiellin shqiptar. Ka qene një figurë e cila është krejt unikale dhe e papërsërishtme. E meriton titullin e shkrimtarit më të madh që ne kemi pasur, që gjuha shqipe ka pasur, sepse nuk është e rastit që me veprën e Kadaresë, shqipja u përkthye në 45 gjuhë të huaja. Nuk është e rastit që Kadareja përbënte në të gjithë libraritë e botës dhe Europës, një korpus më vete.

Ka qene shkrimtari më i madh që letërsia shqiptare ka arritur të akumulojë, nga shekulli i 30, duke ardhur tek Noli, Konica, Fishta, vëllezërit Frashëri etj, por Kadareja me artin e tij ka arritur ta ngjis letërsinë shqiptare në një lartësi të paprecentë në lartësinë e saj”, u shpreh ndër të tjera Minxhozi.

Next Post
Mijëra të evakuuar në Kaliforninë veriore, shkak zjarret masive

Mijëra të evakuuar në Kaliforninë veriore, shkak zjarret masive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com