• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ishte koha e targave të zeza

by Rudina Xhunga
22/09/2018 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga/

Kur unë mbarova studimet e mia, ishin katër vitet e fillimit të tranzicionit shqiptar.

Juve që diplomoheni sot, nuk di t’ju them, nëse jeni në vitet e fundit të tranzicionit shqiptar, ndërsa bota po kalon tranzicionin e saj, nga njeriu te teknologjia.

Është koha e parave të shpejta, makinave të shpejta, konsumit të shpejtë, rregullave pa rregulla.

Si orientohesh në këto kohë?

Nga brenda, jo nga jashtë. Pyetjet i bën vetë, përgjigjet i jep vetë.

Ti më dëgjon e mendon, se unë e kam të lehtë te flas, se e kalova. Çfarë kam të lehtë? Çfarë kalova?

As harroj, as kaloj dot, mbi çfarë kam parë dhe bërë.

Ajo kohë nuk zhduket nga memoria ime.

Nuk dija ç’do bëja me jetën time. Kisha frikë. Ishte koha e targave të zeza. Vajzat studente, përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit, apo hidheshin në rrugë.

Kisha frike nga frika ime. Dhe e sfidova. Duke treguar histori për frikërat tona, vrava friken time.

Shkova nëpër zyra redaksish në kërkim të një pune, të papaguar në fillim, pastaj me pagesa modeste.

Kujtoj veten pa para, por jo pa shpresë.

Shpresa nuk ka të bëjë me vitin kur lind , por me vitet e tua, adrenalinën natyrale të tyre.

Sepse mosha jote, mosha juaj është çelësi që hap çdo derë. Është e vetmja moshë që ka guxim të marrë dhe besim fëmije.

Përdori! Ti mbase nuk e di se i ke këto armë, por i ke.

Shoqëria të kthen në humbameno, në të kërrusur, në medioker, në intrigant, në të dëshpëruar me rregullat dhe parregullat e saj, kur kalojnë ca vite.

Vetëm tani mundesh të bësh çudinë që nuk pret dot për nesër.

Sikur ta dije çfarë vlere në ar ka mosha jote, çfarë guximi, çfarë besimi, çfarë mundësish, që o përdoren, o digjen.

Ke gjithë jetën para për t’u dorëzuar, po ke vetëm këtë çast për të sfiduar. Ky çast është tani.

Tani nuk i jep askujt llogari, veç vetes. Tani nuk mban përgjegjësi për askënd, veç për veten.

Tani ti nuk ke pasuri. Ti je vete pasuria. Përdore, investoje!

Mos shko të punosh në call center, mos shko të transportosh drogë, mos u bëj skllav, mos u bej mish për top!

Të pengon sistemi? Denoncoje sistemin! Bërtit! Ke zë, pse e hesht zërin tënd?

Bërtite zërin tënd, derisa të ketë veshë që dëgjojnë.

Nuk ka sistem që nuk ka frikë të rinjtë.

Mos fol me vete, mos fol për vete. Hyr në network.

Mos hyr në kafe të qash hallet, as Instagram të gënjesh hallet, bëhu grup të zgjidhesh hallet.

Grupin e kujt, me lider kë? Bëhu lider, bëje ti grupin tënd, ose zgjidhe ti liderin dhe grupin me probleme të ngjashme dhe dëshirë të njëjtë për t’i ndryshuar.

Kur shoh të rinj që mbushin kafenetë, kazinotë, lotot e dhe call center, kur i shoh të lëshuar dhe dorëzuar në pritje të një mundësie për të ikur, më vjen të bërtas.

Nga kush po ikën, nga vetja jote, nga jeta jote?

Bëhu i marre, jo i mjerë! Do të ta falin marrëzinë, por jo mjerimin.

Ju nuk jeni të mjerë, se ju ia dolët. Ia dolët të diplomoheni. Ka të tjerë që nuk e kanë bërë.

Pra ka të tjerë që e nisin me një minus, ju e keni nisur me plus.

Tundjani diplomën tuaj në fytyrë atij që ju thotë pija lëngun këtij kartoni.

Diploma ka për tjetrin, vlerën që ti i tregon se ka. Po shkove me nënshtrim e pa vetëbesim, si i tillë do trajtohesh.

Po të thanë: sa si puna jote, ka me diploma, thuaji: Unë vlej, diploma ime vlen, rinia ime vlen. Ti që me demotivon, e përzë, pa me trego pak diplomën tënde!

Nuk të duhet se ke bërë para? Po si i ke bërë?

Kur një njeri kërkon llogari për paratë e pista vërdallë, zëri i tij humbet. Por kur shumë zëra kërkojnë llogari për paratë, për mungesën e rregullave, për padrejtësinë sociale, nuk ka shans të mos ju dëgjohet zëri.

Ju nuk keni ç’humbisni po ngritët zërin. Por nuk keni ide sa humbisni , duke mos ngritur zërin.

Kërko të drejtën tënde, jo me inat se të takon, por me besim se ke për të dhënë.

Do japësh ëndrrat. Pa ëndrra nuk ka shpikje, nuk ka zhvillim, nuk ka ndryshim.

Unë e di, është e kotë ndonjëherë. Muri i sistemeve të ngritura pa pasur njeriun, në qendër, por paranë, është i padrejtë.

Unë vetë, shpeshherë, konformohem, nuk konfrontohem.

Edhe ti mund ta bësh një ditë. Por tani është koha jote, Nuk ke nevoje për mua dhe mesazhet e mia, ke nevojë për jehonën e zërit tënd. Kujton se je vetëm, ndërsa të tjerët mezi po presin të ikin?

Po bërtit njëherë, oeeeeee a ka si unë, të tjerë?

Dhe do ta shohësh sa ka si ti, që duan t’ia njohin vlerën kësaj diplome, kësaj jete, këtij vendi, që është yti.

Nuk ka lidhje a të do. Ti a e do vendin tënd?

Nuk ka lidhje sa të do jeta e fati yt. Ti a i do ato?

Mos pyet çfarë surprize do të të bëjë fati? Ti më thuaj si do e suprizosh fatin tënd, veten tënde, familjen tënde, të dashurën tënde dhe nesër fëmijën tënd.

Bëhu i marrë, jo i mjerë!

Nuk kanë asgjë më shumë se ty, ata që ia dalin, mjafton të vendosesh me veten, për çfarë ia dalin.

Poqe se t’ia dalësh për çunat këtu është të bëjnë paratë e shpejta e të ikin shpejt atje ku do shkojmë të gjithë, një ditë, kot më thirrët mua.

Unë nuk jam me shprehjen; Një ditë luan, më mirë se gjithë jetën dele.

Unë jam me besimin, bëhu njeri. Shijoje njeriun brenda teje, ndihmoje të dojë e ëndërrojë dhe jeta do jetë jotja, miqtë e mi, kudo ku e ndërtoni.

Unë dua vetëm t’ju lutem; bëjeni këtu! Këtu ku keni diplomën dhe rininë, familjen dhe fëmijërinë. Mos i braktisni se nuk janë pesha që ju ndalojnë fluturimin.

Këto janë krahë që ju ndihmojnë të fluturoni.

Ju dua shumë. Nuk ju njoh, por mezi po pres t’ju njohë gjithë bota.

Next Post
Rihanna, ambasadore në Barbados

Rihanna, ambasadore në Barbados

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

“Kushtetuesja përmbysi shpresat e SPAK”, avokati: Provat janë zero, nëse Kuvendi nuk i heq imunitetin

December 18, 2025
Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

December 18, 2025
“Sa më i pasur të jetë kandidati, aq më shumë shanse ka të bëjë fushatë të mirë”, Petro Koçi zbulon pse s’u fut në garë

Përplasjet në Kuvend, Petro Koçi: Opozita po e ndihmon qeverinë me këto shfaqje

December 18, 2025
Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Presidenti Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv: Të rriten kërkimet për marihuanën në..

December 18, 2025
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

“SPAK është kthyer në një auditues rrugësh”/ Meçe: “Korporata, prokuror gjyqtar” po bëhet precedent i rrezikshëm në Shqipëri

December 18, 2025
Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

“Shfaqja e sotme e deputetëve të opozitës”/ Zotërinj deputetë, jemi gati për të filluar seancën? Fillojmë… një minutë boks (VIDEO)

December 18, 2025
Zelensky bisedë telefonike me shefin e NATO-s: Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën

Presidenti Zelensky jep paralajmërimin e ashpër ndaj udhëheqësve të BE-së: Miratoni kredinë nga asetet ruse

December 18, 2025
PD mbështeti kërkesën e Lapajt për rinumërimin në Fier, Luan Baçi: Nuk është legjitimim i farsës

Protesta e PD, si do të organizohet? Luan Baçi: Ora dihet kur fillon, por nuk e dimë kur përfundon

December 18, 2025
Miratohet marrëveshja mes dy shteteve për fluturimet nga Shqipëria në Kanada

Historike nisja e linjës Tiranë-Toronto/ Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri-Kanada, ja kur do nisin

December 18, 2025
Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

SPAK kërkesë Kuvendit për çështjen Balluku: Seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In