• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ishte kandidate për në Kushtetuese, KED e rrëzon përfundimisht gjyqtaren Zhaklina Peto

by Java News
09/09/2019 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED ndalon kandidimin e Zhaklina Petos.

Njoftimi i plotë
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 09.09.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite :

1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit të kandidates Zhaklina Peto për kandidimin e saj për dy vende vakante për Gjykatën Kushtetuese.
2. Diskutimi dhe vendimmarrja mbi ecurinë e deritanishme të procedurës së verifikimit dhe vlerësimit në lidhje me vendin vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në përfundim të diskutimit të çështjeve të rendit të ditës, Këshilli vendosi :
1. Në lidhje me kërkesën paraprake të kandidates Zhaklina Peto, të paraqitur për pretendimin e saj mbi gjendjen e konfliktit të interesit dhe përjashtimit të të gjithë anëtarëve nga shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit të kandidaturave për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, përpara vijimit të bisedimit të Këshillit mbi gjetjet në procedurën e verifikimit të kësaj kandidateje, Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit, në zbatim të neneve 222-225 të ligjit nr. 115/2016, pasi shqyrtuan motivet përkatëse, vendosën rrëzimin e kërkesës për përjashtimin e secilit anëtar të Këshillit nga procedurat e verifikimit të kandidatuarave të kandidates Zhaklina Peto, si të pambështetur në ligj.

2. Në vijim, pas bisedimit të gjetjeve në procedurën e verifikimit, Këshilli vendosi :
a) Ndalimin e kandidimit të kandidates Zhaklina Peto për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatës Kushtetuese, vakancë e plotë, të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018;
b) Ndalimin e kandidimit të kandidates Zhaklina Peto për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatës Kushtetuese, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018.
3. Gjithashtu, pas shqyrtimit të gjendjes lidhur me ecurinë e procedurës së verifikimit të kandidaturave për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke konstatuar se janë 4 kandidatë të lejuar për kandidim, në zbatim të nenit 147/d të Kushtetutës dhe nenit 201 të ligjit nr. 115/2016, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi:
a) Pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
b) Shpalljen e procedurës së thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Paraqitja e interesit për kandidim, së bashku me dokumentacionin shoqërues, depozitohet në zyrën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pranë Gjykatës së Lartë, deri në datën 20 Shtator 2019.

Teksti i shpalljes së thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, gjendet në në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, pjesa për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, në zërin K.E.D “Vende Vakante”

Next Post
Vuçiç: Shërbimet sekrete bllokuan planin tim për kufirin, Kosova do të jetë e pavarur dhe sovrane

“Vuçiç mos u lodh, Kosovën e kemi humbur”, mesazhi i sinqertë i ish-ambasadorit të Serbisë në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Brdaric eliminon Vllazninë, Malisheva mposht 5-0 shkodranët

Brdaric eliminon Vllazninë, Malisheva mposht 5-0 shkodranët

July 15, 2026
Kërcënoi liderin e partisë “Reform UK” me vrasje, arrestohet i riu në Britaninë e Madhe

Kërcënoi liderin e partisë “Reform UK” me vrasje, arrestohet i riu në Britaninë e Madhe

July 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse biznesi shqiptar është i përçarë përballë gjobëvënies së revolucionit

July 15, 2026
Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

July 15, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

July 15, 2026
Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

July 15, 2026
Parandalimi i zjarreve, APR nis ndërtimin e 100 kilometrave rrugë auto-pyjore në Tiranë

Parandalimi i zjarreve, APR nis ndërtimin e 100 kilometrave rrugë auto-pyjore në Tiranë

July 15, 2026
Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

July 15, 2026
Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

July 15, 2026
Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

“Paqja” në tregun e karburanteve zgjati pak, nafta i afrohet 200 lekëve

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In