Lajm i trishtë për artin shqiptar. Aktori i njohur Guljem Radoja ka ndërruar jetë në spitalin COVID-2 pas dy ditësh në intubim.
Radoja, ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare duke lënë pas një “perlë” në kinematografinë shqiptare.
Aktori qendroi për më shumë se një muaj në spitalin e Durrësit, por kur gjendja e tij shëndetësore po përkeqësphej ai u dergua në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.
Edhe pse erdhi në spitalin COVID2, aktori Radoja nuk mundi që ta mposhte virusin duke humbur edhe jetën.
Kush është Guljelm Radoja
Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës.
Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, filloi punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.
Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës.
Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.
Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role.
Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970.
Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.
Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.
g.kosovari











