• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ishte i vetmi kandidat, Memli Krasniqi rizgjidhet në krye të PDK-së: Do ta rikthej partinë më të madhe në Kosovë

by E S
21/06/2025 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

Pas zgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët që e votuan gjatë Konventës së 11-të të PDK-së, teksa u zotua se do të punojë që partia e tij të dalë e para në Kosovë.

“Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin, si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.

Më pas, në një konferencë për media Krasniqi tha se ai u votua në mënyrë unanime dhe nuk pati kundërkandidat.

“Faktin që isha kandidati i vetëm e marr me përulësi si një besim drejt lidershipit tim në katër vjetët e kaluar. Gara ka qenë e hapur, por nuk ka pasur kundërkandidat”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, gjatë fjalimit në nisje të Konventës së PDK-së, Krasniqi tha se partia e tij duhet të udhëheqë me vendin, duke shtuar se Kosova ka nevojë të fokusohet te zhvillimi, siguria, drejtësia, mirëqenie dhe tek integrimi euroatlantik, përkatërisht tek anëtarësimi në NATO dhe Bashkimi Evropian.

“Ky është qëllimi ynë, ky është drejtimi ynë”, tha ai.

Krasniqi foli edhe për situatën politike pas mbajtjes së zgjedhjeve të shkurtit. Ai fajësoi fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, për mbajtje peng të formimit të institucioneve të reja.

Sipas tij, ndonëse LVV-ja ka dalë e para në zgjedhje, ajo “ka humbur legjitimitetin për të qeverisur”, teksa përsëriti qëndrimin se dëshiron formimin e një ekzekutivi të ri, me partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, me Bedri Hamzën në postin e kryeministrit.

Në zgjedhjet e shkurtit, Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës së Jugut, ishte kandidati i PDK-së për kryeministër.

Krasniqi tha se partia e tij refuzon të bashkëqeverisë me LVV-në, pasi e fajësoi partinë e udhëhequr nga Albin Kurti për keqqeverisje.

“PDK vazhdon t’i thotë ‘jo’ çdo ideje për bashkëqeverisje që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje sepse kush e solli Kosovën në gjendjen më të rëndë që nga paslufta duhet të shkojë në opozitë”, tha Memli Krasniqi.

Pas katër muajsh që nga mbajtja e zgjedhjeve, Kosova ende nuk ka krijuar institucionet e reja. Deputetët për të 35-tën herë me radhë sot nuk arritën të konstituonin Kuvendin e Kosovës, që do t’i hapte rrugë formimit të ekzekutivit të ri.

LVV-ja, që ka të drejtën ekskluzive të nominimit të kryeparlamentarit, ka propozuar Albulena Haxhiun për të drejtuar organin ligjvënës. Por, Haxhiu ka dështuar deri më tani të marrë votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post.

Ndryshe, Krasniqi ishte zgjedhur në postin e kryetarit të PDK-së korrikun e vitit 2021, pasi paraprakisht, për tetë muaj ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së kishte qenë Enver Hoxhaj.

Partia Demokratike e Kosovës mbeti pa kryetar më 5 nëntor të vitit 2020 kur Kadri Veseli dha dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia konfirmuan aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga ajo kohë Veseli është në paraburgim në Hagë. Në Hagë është edhe një nga themeluesit e kësaj partie, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili bën pjesë në aktakuzën e përbashkët me Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Që të gjithë ish-udhëheqësit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm./rel

Next Post
Braimllari i përgjigjet Metës: LSI ka pasur lobime vetëm në kohën kur Meta ka qenë kryetar partie

Braimllari i përgjigjet Metës: LSI ka pasur lobime vetëm në kohën kur Meta ka qenë kryetar partie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

April 27, 2026
Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

April 27, 2026
Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

April 27, 2026
Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik

“Dumani dhe Dado mashtrojnë pa pikën e turpit”, Yzeiri: Gjyqet duhet të jenë live, ndryshe janë të pavlefshme

April 27, 2026
“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

April 27, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pamja e Ilir Metës si simbol ndëshkimi: kur arresti me burg perceptohet si dënim, jo hetim

April 27, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

April 27, 2026
Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

April 27, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Krimi do përballje, jo tërheqje

April 27, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Meta po gjykohet në kafaz, shpërthen avokati: Institucionet e drejtësisë së re, terroriste!

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In