• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ishte i sekuestruar në portin e Durrësit/ Kontrolli në kamion zbulon një tjetër sasi heroine. Në qershor iu gjetën 17 kg

by Java News
05/04/2022 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 muaj pasi ishte sekuestruar në Portin e Durrësit, brenda një kamioni i cili ishte kapur më 17 kilogramë heroinë në muajin qershor të 2021, janë gjetur të fshehura edhe 1 kg të tjerë lëndë narkotike heroinë. Në pranga, në atë kohë, ka rënë shoferi i kamionit Sulo Paja.

‘Sekuestrohet në portin e Durrësit, në vijim të operacionit, edhe 1 tjetër kilogramë heroinë. 

Operacioni i nisur më 26 qershor 2021, nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Shkodrës. Gjatë operacionit u sekuestruan 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe u vu në pranga drejtuesi i kamionit, shtetasi S. P.

Në vijim të veprimeve të thelluara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës kanë marrë informacion se në kamionin e sekuestruar në portin e Durrësit, gjat operacionit “ATTEMPT”, në qershor 2021, mund të kishte përsëri lëndë narkotike. 

Bazuar në këto informacione, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Shkodër, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionin tip “Scania”. Pas ndërhyrjes me mjete prerëse, në sasinë e kamionit u bë e mundur gjetja e një sasie tjetër lënde të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 1 kilogramë. 

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit të arrestuar S. P. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. 

Theksojmë se në datën 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, në kuadër të operacionit policor “ATTEMPT”, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte në drejtim të Malit të Zi.

Për një kontroll më të specializuar, kamioni që drejtohej nga shtetasi S. P., 56 vjeç, është shoqëruar në portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të portit të Durrësit, që veprojnë përherë në port. Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në kamion ishin fshehur rreth 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë.’- njofton policia.

g.kosovari

Next Post
“Më ngjitës se Omicron”/ ISHP: Konfirmohet prezenca e variantit BA1 dhe BA2 në Shqipëri

"Më ngjitës se Omicron"/ ISHP: Konfirmohet prezenca e variantit BA1 dhe BA2 në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Michel de Montaigne dhe Shefqet Peçi

January 23, 2026
Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

January 23, 2026
Çarje në rrugën Qukës–Qafë Plloçë, paraqet probleme për qarkullimin e automjeteve

Çarje në rrugën Qukës–Qafë Plloçë, paraqet probleme për qarkullimin e automjeteve

January 23, 2026
Flota amerikane drejt Iranit. Sa afër është sulmi?

Flota amerikane drejt Iranit. Sa afër është sulmi?

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In