• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ishte i bindur që nuk dënohej”, avokati i Tahirit: Vendimi, precedent i rrezikshëm për ministrat e tjerë!

by
07/02/2022 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar pasditen e së hënës në “ABC Live” me Sibora Bitrin, avokati i Saimir Tahirit u shpreh se ish-ministri ishte i bindur që nuk do të dënohej.

Dritan Jahaj solli në vëmendje se Tahiri në pesë vite nuk ka munguar në asnjë seancë  dhe dha dorëheqjen për t’u përballur me drejtësinë, e më pas i bëri vetë kërkesë vetë prokurorisë që të sqarojë pozitën e tij. Këto veprime sipas tij, duhej të shiheshin si masa lehtësuese që mund ta pengonin gjykatën që ta dënonte me burg.

Po ashtu, për avokatin Jahaj vendimmarrja e Apelit të GJKKO që vendosi të dënonte ish-ministrin e Brendshëm me 3 vite e katër muaj burg, përbën një precedent shumë të rrezikshëm për gjithë ministrat që janë në qeveri dhe që kanë qenë.

Kjo pasi sipas tij, Tahiri nuk është hetuar për shpërdorim detyre, por për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

“Argumenti që përmend gjykata, kanabizimi, pika e shpërdorimit të detyrës. Lazarati ka qenë aty, 20 vite dhe e luftoi Saimir Tahiri… Nëse do ta dënosh për shpërdorim detyre, duhet t’i tregosh ofarë ligji ka thyer. Kriminaliteti ka qenë dhe do të ekzistojë. Tregoi çfarë ligji ka shkelur? Cilat masa duhej të merrte Tahiri për rastin konkret. Edhe sikur t’u hymë rasteve të tilla, në asnjë vend të botës nuk mund të gjesh që një ministër të bashkëpunojë me grupe kriminale të strukturuara. Kjo është e pamundur që të vërtetohet.”

Për mbrojtjen e Tahirit, në vendim ka ndikuar edhe trysnia nga politika ndërkombëtare.

“Trysnia politike e ndërkombëtarëve është e lartë. Po të shohim reagimet e ndërkombëtareve, kur u dënua nga shkalla e parë dolën reagime të llojit drejtësia nuk funksionon. Tani, i njëjti vendim, Tahiri shkon në burg, drejtësia paska funksionuar.”

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm tha se përpos kërkimit të pafajësisë, një nga pikat e rekursit në Gjykatën e Lartë do të jetë edhe kërkimi i pezullimit të dënimit me burg.

/b.h

Next Post
Fifi në lidhje me ish-burrin e saj, reagon për herë të parë Adrola Dushi

Fifi në lidhje me ish-burrin e saj, reagon për herë të parë Adrola Dushi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In