• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ishte hedhur në shtratin e lumit, sekuestrohen 210 kg kanabis në Vlorë

by A R
23/07/2017 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijon operacioni masiv antidrogë në territorin e Qarkut Vlorë.

Gjatë kontrollit të territorit, Policia evidenton 21 thasë të mbushur me bimë narkotike,   Cannabis Sattiva,  boçe, kërcell e gjethe të thata si dhe mbetje të bimëve narkotike, me peshë totale rreth  210 kilogramë.

Lënda narkotike u gjet e hedhur në ujë të ndenjur në shtratin e Lumit Shushicë.

Në kuadër të planeve të masave që Drejtoria e Policisë Vendore Vlorë ka marrë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, duke u nisur edhe nga komunikimi i bërë nga Drejtori i Policisë Vendore Vlorë sëbashku me Prefekten e Qarkut Vlorë me banorët e zonës gjatë një takimi sensibilizues një ditë më parë,  strukturat e Policisë kanë vazhduar kontrollet në mënyrë më të imtësishme në zonën e Shushicës.

Në shtratin e Lumit -Shushicë, në disa pellgje me ujë të ndenjur, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Repartin Delta dhe Policinë Kufitare  kanë konstatuar të hedhura në  ujë, rreth 21 thasë me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Menjëherë është njoftuar Prokurori në lidhje  me sasinë dhe  rrethanat e gjeties së lëndës narkotike.

Me urdhër të Prokurorit nga gjitha sasia e lëndës narkotike të gjetur u mor në cilësinë e provës matetiale për ekzaminime laboratorike rreth 30 kilogramë.

Ndërsa pjesa tjetër nuk i plotësonte kushtet për marrjen në cilësinë e provës materiale, ku me porosi të Prokurorit, grupi hetimor kreu veprimet e mëtejshme në vendngjarje.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e zonës janë gjendur disa vatra zjarri duke u djegur lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Policia po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve të cilëve u përket sasia e lëndës narkotike e hedhur në ujë në shtratin e lumit Shushicë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1  i Kodit Penal.

Next Post
Doda kujton Olldashin me poezi pas rikonfirmimit të Bashës

Doda kujton Olldashin me poezi pas rikonfirmimit të Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com