• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ishte e fejuar kur e rrëmbeva, ai më tha ‘jetë të lumtur’”/ Dashuria që u ‘transformua’ në divorc, 36-vjeçari: Mori Zoti hak, më tradhtoi! Nëna e 3 fëmijëve: Më dhunon!

by Java News
21/03/2022 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lindi si një histori e fuqishme dashurie që sfidoi moshën, pengesat dhe mosmiratimin e prindërve, por lidhja nga e cila lindën 3 fëmijë do të pësonte krisje të forta që pas 6 vitesh do ti çonin drejt dyerve të policisë dhe gjykatës. Kjo është historia e 36-vjeçarit nga një fshat i Lezhës, që është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur’ të gazetares Evis Ahmeti, i cili është në proces divorci me bashkëshorten e tij.

Për 36-vjeçarin kjo është një humbje e madhe, por edhe më e thellë bëhet kur mendon se mund të humbasë 3 fëmijët e tij. Ai është i shqetësuar për të ardhmen e tyre nëse gjykata vendos të rrinë me nënën, pasi kjo e fundit poston në rrjete sociale foto me armë dhe nuk është një model i mrië.

“Me bashkëshorten jam njohur me dashuri. Jetonim në një fshat. Megjithëse ajo ishte e fejuar ne vendosëm të vazhdojmë jetën bashkë. Më tha më kanë fejuar pa dëshirën time. Unë shkova të kërkoja dorën e saj para se të fejohej, por prindërit e saj nuk ma dhanë se kishin pretendime. Nuk më pranuan mua se isha 28 vite në atë kohë. Pavarësisht se u fejua ajo nuk u nda në asnjë moment nga unë. qëndroi 2 muaj fejuar dhe pastaj unë e rrëmbeva. Mora nënën e tij në telefon dhe i thashë ‘vajzën tënde e mora për nuse’. Familja ime më tha ‘bëj kujdes’, por ne e donim njëri-tjetrin. Edhe i fejuari nuk reagoi keq, tha vetëm ‘jetë të lumtur’ kaq! Nëse më ndjek sot i them “më ka pa Zoti se ajo më braktisi dhe më tradhtoi dhe mua”.

Momentet e para të lidhjes kanë qenë shumë të lumtura. Ajo ngeli shtatzënë. Shkuam në Gjermani dhe aty lindëm dhe vajzën. Më vonë ajo nisi të ketë probleme psikologjike. Kishte halucinacione, shkova në spital. Vijoi edhe më vonë të ishte agresive. Më vonë ne bëmë dhe 3 fëmijë të tjerë, mendova se qetësohej. Më 3 maj patëm një debat për një mesazh që ajo e fshiu pa e lexuar unë. Ajo s’ma lejoi ta lexoja dhe kjo më bëri të dyshoj. Ajo u bë keq, dhe unë telefonova prindërit e saj. Ata erdhën me polici dhe më akuzuan për dhunë. Mua me gruan me shoqëruan në polici. Më mbajtën 24 orë kur u ktheva në shtëpi nuk i gjeta fëmijët. Mi kishin marrë me polici dhe i kishin çuar tek shtëpia e vjehrrës. Më pas dola në gjyq se kjo kishte kërkuar urdhër-mbrojtje dhe thoshte se unë e dhunoja. Shkalla e parë i dha 1 vit urdhër mbrojtje asaj dhe fëmijët. Unë e apelova dhe ajo e rimori urdhrin e mbrojtjes ndërsa fëmijët jo. Jetuam një periudhë kohe të ndarë. Fëmijët rrinin sa tek ajo tek unë. Pas 11 muajsh ndërhyri një kushëriri ynë dhe ajo u kthye tek unë. Qëndroi 35 ditë me mua. Më provokonte të nervozohesha dhe donte të më regjistronte. Kuptova se donte të më burgoste. Martoi dhe vëllain shkuam bashkë në dasmë, shumë mirë. Pas 3 ditësh ajo iku dhe më braktisi mua dhe fëmijët. Na la të gjithëve në gjumë. Nuk pyeti për fëmijët fare për dy muaj. La të voglën me biberon në gojë. Ajo nuk është mirë psikologjikisht kur u nda nga unë shkroi letra ku thoshte se do të vriste veten. Ajo që më shqetëson mua është se ajo e familja e saj hedhin në rrjete sociale armë. Unë nuk kam fëmijë që të shkojnë ushtar në Ukrainë.”, tha ai.

Ndërkohë, në studio është bashkuar edhe ish-bashkëshortja përmes një telefonate. Ajo tha se ai e ka dhunuar.

“Kam jetuar rreth 8 vite më të, më ka dhunuar. Ai do të më marrë fëmijët. Unë skam probleme mendore se kam kaluar në duar të doktorëve e kam bërë teste se prej 6 muajsh kam nisur punë në ushtri. Ai më ka torturuar më ka dhunuar. Kur u ktheva skam fjetur me burrin por me fëmijët. Ai dhe familja e tij më thoshte pse ke ardhur. Fotot me armë është armë e vëllait është manovër vetëm për qejf. Ato foto kanë dy vite. Letrat e vetvrasjes i kam shkruar në një moment të vështirë. Me Markun nuk e shtyja dot më. Kuptoja që ai nuk më donte. Më shkruanin të dashurat e tij ‘lëre Markun’. Ndërsa familja ime nuk më mbështeste më thoshte që vetë je larguar. Ai vazhdon ende më dhunon, hap profile fals me fotot e mia dhe më fyen.”, tha ajo./m.j

Next Post
Analiza/ Gabimet strategjike të Putinit dhe synimet në vazhdim mbi Ukrainën

Nga steroidet te kanceri/ Mediat e huaja spekulojnë mbi shëndetin e Putin, mjeku: Ja barnat që mund t'i shkaktojnë çrregullime mendore Presidentit rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Shteti duhet ta mbrojë Irena Gjokën

January 23, 2026
Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

January 23, 2026
SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

January 23, 2026
FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

January 23, 2026
BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

January 23, 2026
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

Zelensky nxjerr ‘sekretin’, Rusia prodhon raketa me materiale nga SHBA, Kina dhe Tajvani

January 23, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

Ftesa e Trump/ Haxhiu: Frymëmarrje e jashtëzakonshme për qeverinë, SPAK nuk do të ketë mbështetjen amerikane sepse…

January 23, 2026
Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

January 23, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

January 23, 2026
Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In