Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në mesditë në Divjakë. Sipas informacioneve një 61-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke punuar në tokën e tij.
Policia sqaron se viktima është V. Xh., 61 vjeç, i cili ka qenë duke u vaditur ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.
Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
/a.r