• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ishte djali më i mirë i Don Boskos”, flet shoku i Klinton Pirës: Thikën e krimit e blenë bashkë para se…

by A R
04/10/2021 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i dyfishtë, që tronditi Tiranën, ku 26-vjeçari nga Dibra, Kliton Pira, vrau me thikë të dashurën e tij ganeze, 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah, dhe më pas u hodh nga kati i tetë i pallatit.

Një shok i tij, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka zbuluar shkakun e konfliktit që degradoi në vrasjen e shtetases ganeze dhe më pas vetëvrasjen e të riut.

Ai thotë se ishte një mesazh që ka ardhur në telefonin e vajzës nga ish-i dashuri i saj, që ka iniciuar konfliktin.

“Para se të shkonin në hotel kanë ndaluar në një market dhe kanë blerë një thikë për të prerë ushqimet, që më pas është bërë edhe arma e krimit. Shkak për ngjarjen është bërë një mesazh që ka ardhur në telefonin e Milit, nga një lidhje e mëparshme.

Më është thënë se ka pas raste që ata ndërprisnin kontaktet dhe Klintoni e vuante këtë pjesë, e rrezatonte stresin dhe vuajtjen që kishte dhe kur fliste me Milin rrezatonte buzëqeshje dhe mirësi.

Klintoni nuk ka qenë asnjëherë agresiv, nuk ka bërë një sherr në jetën e vet dhe dhe njerëzit e quanin si ‘djalin e mirë të Don Boskos’. Ishte hera e parë që Klintoni vinte në Shqipëri që prej ikjes ilegalisht në Angli dhe me Milin kishin në plan që ata të martoheshin dhe të rrinin disa muaj në Shqipëri. Dhe me sa më është thënë Mili kishte prerë një biletë vetëm ardhje, nuk kishte kthim.

Në dijeninë time ka qenë debati i parë që ka kaluar deri në dhunë. Vetëm nëna dhe familja e tij e dinte që ai kishte ardhur në Shqipëri. Familja mendonte se Klintoni ishte në lidhje me Milin sa për letra, ndërsa ne të rinjtë që bisedonin me njeri-tjetrin dhe jemi më mendje hapur e konfirmonte se ishte një lidhje dashurore”, tha shoku i tij.

I tronditur nga ngjarja e rëndë, shoku i tij rrëfen momentin kur ka marrë vesh vrasjen e shokut të tij.

“U shokova dhe nga mënyra si u lajmërova se ishte një mik i imi që më merr në telefon dhe më pyet nëse e njeh këtë person, por në dijeninë time ai ishte ende në Londër. Ai më tha direkt që ka ndërruar jetë. Për mua ishte shumë e rëndë”, tha i riu.

Next Post
Vizita zyrtare në Spanjë/ Edi Rama takon kryeministrin Sánchez: Nënshkruam dy marrëveshje!

Vizita zyrtare në Spanjë/ Edi Rama takon kryeministrin Sánchez: Nënshkruam dy marrëveshje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In