Një 59-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ka rënë në pranga. Burime zyrtare bënë me dije se Agim Kumaraku ishte dënuar me 2 vjet, 2 muaj e 24 ditë burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
NJOFTIMI I POLICISË
Ndalohet një shtetas i dënuar me 2 vjet, 2 muaj e 24 ditë burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
-Agim Kumaraku, 59 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Roskovec.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 2 vjet, 2 muaj e 24 ditë burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
a.ç