• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ishte “Bleta e Artë”, kaloi te LSI/ Padi për shpifje, Rama kërkon 1 milion lekë nga ish-drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj

by Java News
04/05/2022 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve, aktualisht nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim është “shënjestra” më e fundit e kryeministrit Edi Rama në listën e padive të tij për “shpifje”.

Padia e firmosur nga kreu i qeverisë kundër asaj që kur drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve e nderoi me çmimin “Bleta e artë”, është depozituar në Gjykatën Civile të kryeqytetit pak ditë më parë.

Burime pranë Gjykatës bënë me dije për A2 së në padi kryeministri Rama pretendon të jetë dëmtuar nga deklarime të bërë nga Shehaj në 10 mars 2022 në një video-postim në profilin e saj në Instagram pas lajmërimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës.

Duke i cilësuar si shpifëse dhe të pabaza disa nga deklarimet e Shehajt, Rama kërkon të dëmshpërblehet me 1 milion lekë prej saj.

Pas regjistrimit në gjykatë shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtaren Teuta Hoxha për shqyrtimin e padisë, ndërkohë që ende nuk ka është caktuar një datë për seancën e parë.

Prej vitit 2018, kur u zotua për të mos kursyer paditë për shpifjet kundër tij, Rama ka depozituar më shumë se 20 padi në Gjykatën e Tiranës, me palë të paditur kundërshtarët e tij politikë.

Deri më tani ai ka fituar një përballje me Sali Berishën dhe ato me Jorida Tabakun e Arben Imanin, ndërsa paditë e tjera janë ende në shqyrtim./m.j

Next Post
Anëtarësimi në BE/ Ministrja austriake i shuan shpresat Ukrainës, i kujton pritjen e Shqipërisë: S’ka procedurë të përshpejtuar

Anëtarësimi në BE/ Ministrja austriake i shuan shpresat Ukrainës, i kujton pritjen e Shqipërisë: S'ka procedurë të përshpejtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com