• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ISHP reagon ashpër: Lajmi i Sali Berishës është i turpshëm dhe i pavërtetë

by A R
14/10/2021 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Shëndetit Publik i ka cilësuar lajme të turpshme dhe të pavërteta panikun e përhapur ditën e sotme nga Sali Berisha në lidhje me procesin e vaksinimit.

Berisha shkruan në facebook se në qendrat e lëvizshme të vaksinimi po përdorën vaksina Pfizer të skaduara.

“Stop përdorimit të vaksinave të skaduara! Qytetari dixhital denoncon krimin e vaksinimit me vaksina të skaduara. 

Përshëndetje Dr. Të uroj shëndet në radhë të parë familjarisht të më jesh mirë. Jam nga Përrenjasi sot kam bërë vaksinën dozën e dytë Pfizer, mirëpo pasi e bëra unë konstatova se vaksina më duket e skaduar sipas muajit që ka në flakon. Tani kjo qeveri çfarë sigurie na jep që na bën vaksina të skaduara. Jam bërë shumë nuk kemi ku të qajmë hallin prandaj po të shkruaj dhe po ta çoj dhe foto vaksinën. Dhe më fal për shqetësimin, sot më datë 14 .10 . 21 e bëra”, shkruhet në postimin e Berishës.

ISHP sqaron se edhe në qendrat e lëvizshme të vaksinimit, vaksinat monitoron dhe kalojnë në filtër për datën e skandencës. ISHP garanton qytetarët që vaksinat janë të sigurta dhe se metodat primitive nuk do e ndalin procesin jetik të vaksinimit.

“Në vijim të procesit të monitorimit dhe adresimit tê situatës së Pandemisë COVID-19, pjesë e së cilës është dhe vaksinimi masiv i popullatës që vijon me intensitet dhe përgjegjshmëri në të gjithë territorin e vendit, pa u ndalur asnjë ditë, në qendrat e vaksinimit masiv, qendrat shëndetësore, në komunitet, derë më derë dhe pranë universiteteve, ju bëjmë me dije se të gjitha vaksinat e ardhura vijojnë të kalojnë në filtrin rregullator dhe monitorohen me rigorizitet për datën e skadencës.Çdo përpjekje për të krijuar kaos me TË PAVERTETA për çeshtjen e skadencës së vaksinave është një mënyrë primitive për të penguar procesin e nevojshëm/ jetik dhe të pandalshëm të vaksinimit.Persa i përket monitorimit edhe të skadencës, vaksinatorët janë mirëfilli të trajnuar.Kjo nuk është fushata e parë e vaksinimit, programi kombëtar i vaksinimit është një nga vlerat e rëndësishme të sistemit shëndetësor publik, prandaj ne kemi garancinë e procesit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të vijojnë me vaksinimin si zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund pandemisë! Vaksinohuni! Respektoni masat e parandalimit të infeksionit!”, shkruhet në reagimin e ISHP-së.

/a.r

Next Post
Dash Shehi: Axhenda e Ramës jo pandemia, por shembja e Teatrit, ndaj na kyçi brenda!

'Shpërthen' Dash Shehi: Na keni çarë dërrasat me moral! Të huajt e dinë mirë se kush...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In