Blutë e Tiranës, në kuadër të zbatimit të planit për kapjen e personave të shpallur në kërkim, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 3 persona.
Mësohet se në pranga është vënë A. Z., 32 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për veprën penale ” Përndjekja”.
I arrestuar ditën e djeshme nga policia është edhe A. B., 23 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale ” Vjedhja”.
Po ashtu, policia e kryeqytetit ka prangosur edhe A. B., 23 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale ” Vjedhja”.
Ndërsa, policia bën me dije se nga ana e tyre vazhdon puna për gjetjen e personave në kërkim dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. /b.d