Dëshmitarët e ‘luftës’ me armë dje në lokalin në Laprake tregojne tmerrin qe perjetuan kur u gjenden mes bresherise. Ata thane se degjuan shumë të shtëna dhe menduan se ishin fishekzjarrë.
Ndërsa i konsiderojnë me fat personat e plagosur, pasi mund të ishin vrarë të gjithë brenda në lokal.
“Unë isha në oborrin e shtëpisë kur ndodhi ngjarja. Por banoj shumë afër lokalit. Aty pi kafe çdo ditë, mund të isha edhe unë sonte brenda. Kam dëgjuar shumë të shtëna, që në fillim mendova se ishin fishekzjarrë. Pastaj dola jashtë dhe pashë që xhamat e lokalit ishin thyer dhe njerëzit brenda po kërkonin ndihmë.
Dera kryesore e lokalit, që është prej xhami, ishte thyer e gjitha. Edhe një makinë aty para ishte bërë shoshë me plumba.
I zoti i lokalit ishte zënë dje (të enjten) me disa djem të tjerë nga Puka. Edhe ai është nga Puka. Ata sot erdhën për ta vrarë, por plagosën edhe njerëzit që ishin brenda e s’kishin lidhje me ngjarjen”, tha mbrëmë një dëshmitar./Panorama/a.m.










