• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ishin harmonikë, s’kishin varësi nga alkooli”/ Shoqëruesja e guidës rrëfen itinerarin e turistëve rusë që u gjendën të pajetë në hotel

by Java News
01/12/2021 23:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dëshmia e Maria Buchakchyiska, guida e cila ka shoqëruar në udhëtim 4 turistët rusë të cilët më pas u gjetën të pajetë në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë.

Sipas dëshmisë që ka dhënë në polici, të publikuar nga emisioni “Në Shënjestër”, Buchakchyiska thotë se turistët nuk kishin varësi nga alkooli apo lëndëve të tjera narkotike.

Shoqëruesja ka treguar përpara policisë të gjithë itinerarin e ndjekur nga turistët rusë.

“Në orët e para të mëngjesit, data 15.10.2021, jemi nisur me mikrobus nga Durrësi. Kemi marrë turistë gjatë rrugës në Qerret. Konkretisht në mikrobus kanë qenë 8 turistë rus, unë dhe shoferi i cili quhet Ilirian. Në Qerret në orën 07:00 kanë hipur në mikrobus 4 personat e ndjerë që shpjeguam më sipër. Gjatë rrugës për në Maqedoni kemi ndaluar në një auto grill Restorant me emrin “Nogu” në zonën e Librazhdit. Turistët kanë konsumuar ushqime që kishin me vete si dhe kanë porositur edhe ushqime të ndryshme dhe jemi larguar në drejtim të Maqedonisë.

Rreth orës 13:00 diçka e tillë, jemi ulur në një restorant me emrin “Tomato” në qytetin e Ohrit për të ngrënë drekë. Unë kam qenë e ulur në tavolinë me guidën nga Maqedonia, ndërsa turistët përfshirë edhe 4 personat (viktimat) janë ulur në tavolina pranë nesh. Ata kanë porositur 3 peskavica dhe njëri prej tyre ka porositur peshk. Ne kemi ngrënë thuajse të njëjtat ushqime, edhe unë vetë kam ngrënë peskavica. Për të pirë një burrë ka porositur raki dhe çifti po ashtu kanë porositur nga një gotë raki. Personat për të cilët po pyesni, deklaroj se gjatë gjithë kohës që kam qëndruar me ta, kanë qenë të kënaqur, si edhe nuk kanë pasur asnjë problem shëndetësor. Marrëdhëniet midis tyre ishin shumë harmonike. Dukeshin shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Unë mësova se ato kishin lidhje familjare me njëri-tjetrin. Ata ishin persona shumë inteligjent, shumë të rregullt, të kulturuar. Nuk ishin persona që kishin varësi ndaj alkoolit apo lëndëve të tjera dhe për këtë jam e sigurt për aq kohë sa qëndrova me to.”, tha Buchakchyiska.

g.kosovari

Next Post
“Isha shumë pranë transferimit tek Real”/ Rrëfehet Totti: Zgjodha zemrën. Roma është Champions Liga ime

“Isha shumë pranë transferimit tek Real”/ Rrëfehet Totti: Zgjodha zemrën. Roma është Champions Liga ime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In