• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ishin “e-mail”-at që i kushtuan zgjedhjet Clinton

by Java News
24/05/2017 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beteja e vazhdueshme e Hillary Clinton për t’u përballur me zbulimin se përdori një server privat poste elektronike, ndërsa shërbente si Sekretare e Shtetit, dominoi bisedat për kandidaturën e saj presidenciale.

Tashmë, një studim tregon se kjo çështje mund të ketë fundosur fushatën e saj.

Shkencëtarë dhe ekspertë sondazhesh nga “Gallup”, Universiteti Georgetoën dhe Universiteti i Michiganit studiuan sondazhet e kryera nga “Gallup” nga 10 korriku deri më 7 nëntor 2016, një ditë para zgjedhjeve.

Ata u morën vetëm me një pyetje: Keni lexuar, parë apo dëgjuar ndonjë gjë për Hillary Clinton apo Donald Trump gjatë dy ditëve të fundit?

Më pas u përqëndruan te përgjigjet “po” dhe ndërtuan një grafik shumë interesant, ku fjala e përmendur më shumë është më e madhja. Në rastin e Clintonit duket qartë se fjala “e-mail”, e përdorur negativisht për ish-Zonjën e Parë, lë në hije gjithçka tjetër, të paktën 5 muajt e fundit para zgjedhjeve.Në krahun tjetër, grafiku i Trump është mjaft i zakonshëm dhe tregon se, strategjia e Trump për të folur për shumë gjëra, e bëri të pamundur që dikush t’i ndiqte të gjitha.

Studimi tregon se fjala “e-mail” u shfaq gjithnjë e më shpesh në javët e fundit përpara zgjedhjeve, sidomos pas deklaratës së ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, që rihapi hetimin për postën elektronike të Clintonit në fund të tetorit.

Që prej këtij momenti, për Trump nuk flitet thuajse fare në sondazhe, një bëmë e jashtëzakonshme për dikë që është gati të bëjë lajme.

Studimi mund të lexohet edhe si provë se, vëmendja e panevojshme e medieve mbi “e-mail”-in e Clintonit i kushtoi asaj zgjedhjet, por nuk ka dyshim se peshë kryesore pati fatki se Clinton nuk e kuptoi dot plotësisht seriozitetin e çështjes dhe sesi ajo dërrmoi edhe më shumë besimin, që më herët të lëkundur, të publikut tek ajo, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
ZGJEDHJET/ KLSH bllokon publikimin e kontrolleve: Nuk duam të ndikojmë në fushatë

ZGJEDHJET/ KLSH bllokon publikimin e kontrolleve: Nuk duam të ndikojmë në fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com