• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ishim shokë, para se ta vrisnim ne…” rrëfimi para gjykatës për vrasjen e groposjen e Hysës

by A R
19/07/2018 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I arrestuari i vetëm si përgjegjës për vrasjen e Elion Hysajt ka dalë dje para Gjykatës së Krujës, ndërsa autori kryesor vazhdon ende të jetë në kërkim.

Hysni Ramaj ka pranuar se ka bashkëpunuar me shokun e tij A.T për vrasjen e 34-vjeçarit nga Laçi, për shkak të një borxhi të pakthyer. I riu i arrestuar nuk ka kërkuar mëshirë, por ka shprehur pendesë për atë që ka bërë. Pavarësisht kësaj, Gjykata caktoi masën “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve për të riun nga Fushë-Kruja.

“Jam thellësisht i penduar për veprimin që në fund i mori jetën Elionit. Kam gabuar dhe për këtë do të mbaj përgjegjësi, por nuk e kam qëlluar unë”, është shprehur 31-vjeçari Ramaj nga Nikla e Fushë-Krujës.

Sipas tij, zanafilla e konfliktit mes tyre ka qenë një borxh prej 7 mijë eurosh që ata i kishin Elion Hysajt. Konflikti mes tre shokëve ka nisur në fillim të muajit korrik, pasi Hysaj iu kishte kërkuar me ngulm kthimin e borxhit.

“Ne ishim shokë të ngushtë me Elionin. Para ca kohësh i kishim marrë një shumë parash borxh pasi na duheshin për të ngritur një biznes. Ai na dha diku te shtatë mijë euro. Çdo gjë shkonte shumë mirë, pasi nuk është se na kishte lënë një afat për të kthyer borxhin. Në këto kushte na kapi të papërgatitur, pasi na e kërkoi kthimin e borxhit në një moment që ne ishim shumë hollë. Nuk kishim para, ca t’i jepnim?!”, ka deklaruar Ramaj, i arrestuar tashmë për vrasjen e 34- vjecarit.

Sipas tij, ata ishin takuar në Laç, të tre, pak ditë parë ngjarjes së ndodhur më 5 korrik. Në takimin mes tyre të zhvilluar në Laç, ata debatuan ashpër dhe lëshuan kërcënime dhe ofendime kundrejt njëri-tjetrit. “Para ca ditësh më mori në telefon dhe na kërkoi një takim. Shkuam në Laç e takuam. Na tha se donte që t’i kthenim lekët. I thamë se nuk kemi lekë për momentin, por nuk e mohojmë borxhin dhe nuk t’i mban njëri lekët. Na lër pak kohë derisa t’i gjejmë dhe të t’i kthejmë. Mirëpo ai ishte shumë i prerë.

“Nuk më intereson se ku do t’i gjeni, mua më duhen me patjetër”. Jo kemi, jo s’kemi. Jo i jepni, jo s’i jepni. Këtu nisi edhe konflikti. Ai na kërcënoi dhe ofendoi. Situata doli jashtë kontrollit. Ndërhynë disa persona të tjerë dhe me zor na ndanë. Ikëm. U larguam nga Laçi në mënyrë shumë të shëmtuar. Shumë të zhgënjyer. Nuk na e priste mendja se do të na kërcënonte dhe, pikërisht në shtëpinë e tij (Laç). Këtë e morëm si ofendim shumë të madh. Kur u larguam, i thamë njëri-tjetrit se nuk duhet ta lëmë me kaq”, ka pohuar Ramaj.

Pak ditë pas kësaj, Ramaj bashkë me A.T i kanë telefonuar Elion Hysajt duke i thënë se donin ta takonin për t’i kthyer paratë e marra borxh, duke i ngritur kështu një kurth. Pasi e qëlluan në kokë me pistoletë, trupin e 34- vjeçarit e groposën pranë varrezave në Nikël. Zbulimi i ngjarjes erdhi pas denoncimit të bërë nga prindërit e Elion Hysajt më 6 korrik. Vetë Hysaj, në fakt, ishte person i shpallur në kërkim nga Policia për vrasje të kryer në bashkëpunim, të ndodhur tre vite më parë në Sarandë, ku i vdekur mbeti Edmond Theodhori./Panorama

Next Post
Bima që shëron çdo tumor brenda 15 ditësh

Bima që shëron çdo tumor brenda 15 ditësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In