• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ishim mirë kur ishim keq!

by Edvin Kulluri
25/07/2025 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edvin Kulluri

Viti 1990 dhe viti 1996 kanë qënë dy vitet më kritike të Shqipërisë që po dilte nga komunizmi apo kur menduam se ishim shkeputur prej tij. Në 1990 kur edhe vetë Byroja Politike e PPSH ishte dorëzuar para dështimit të komunizmit, sërish nuk ndërmori asnjë hap për tu tërhequr nga qeverisja diktatoriale drejt ndryshimit të rregjimit qeverisës. Thjeshtë u detyruan nga lëvizja studentore që kulmoi me greven e urisë së 20 shkurtit, që ti hapnin rrugë pluralizmit politik dhe tregut të lirë.. Të varfër, të roberuar, të cfilitur nga marrëzia staliniste, shumica e shqiptarëve përfunduan në 22 mars të 1992 atë që nisën studentët dhe qytetet kryesore 2 vitë më parë. Dhe sic ndodh rëndom, ndryshimet I nxiti shtresa e mesme për aq sa mund ta quajmë grupin e studentëve dhe intelektualëve që krijuan Partinë Demokratike.

Në 1997, njërëzit ashtu si nëpër jermin e dëshpërimit të humbjes së kursimeve në firmat piramidale, gjetën kurajon për tu derdhur shesheve përkundër qeverisë që nuk pranonte asnjë përgjegjësi. E natyrisht që përvec dramës ekonomike, një nxitje të fortë kishte shkaktuar edhe marrëzia e 26 dhe 28 majit të një viti më parë. Natyrisht që ato ishin dy data që nuk u shfaqën befas në kalendarin politik të kohës, por ishin paralajmuar që prej humbjes së referendumit të kushtetutës nga një sërë incidentesh politike. Por  një grup gazetarësh përgjithësisht të talentuar të Koha Jonë, disa ish themelues të PD që drejtoni Aleancën Demokratike e ndonjë intelektual I paangazhuar si Lubonja e Rama, ishin një amalgamë që njëfarësoji drejtonin opozitarizmin në legjitimet thuajse të plotë. Mirë apo keq, në qershor të 1997 qeverisja absurde e PD nën diktatin e Berishës u largua.

Këto momente politike të vështira kishin një gjë të përbashkët. Tensionin mes qeverisjes së ligjit apo diktatit të udhëheqësit. Nëse për PPSH dhe Ramiz Alinë ishte e papranueshme një formë tjetër qeverisjeje përvec diktaturës, diktati I vendimmarrjes nga Berisha në vitet 1992-1997 ishte një parodi demokratiko-autokratike. E ne fakt nuk ishte asnjëra e as tjetra , pasi  demokraci nën autoritetin e individit nuk mund të ketë e as autokraci në emër të demokracisë nuk mund të ekzistojë. Paradoks shqiptar! E megjithatë në të dyja rastet gjëndja ndryshoi, treni shqiptar hyri prapë në shina.

E shinat më të mira për të mbajtur trenin post-komunist ishin Kushtetuta e 1998 dhe një sërë ligjesh e kodesh që ripërcaktuan ndarjen e pushteteve dhe kufijtë e qeverisë në raport me shoqerinë e grupet e interesit. Por kjo “paqe sociale” nuk zgjati shumë. U kthyem prapë në origjinë. Pak nga pak që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, qeveria fillojë të rigllabëronte hapsirën publike dhe institucionale. Në kuptimin e plotë politik, institucional e ekonomik të fjalës. Berisha si recidivist bashkëpunoi me Ramën për ta bërë Kryeminstrin thuajse të parrëzueshëm përmes mocionit të besimit dhe mosbesimit, e duke e kombinuar me kodin zgjedhor të listave të mbyllura, kanë mbuyllur thuajse cdo hapsirë demokratike.

Berisha u nis nga interesi I tij për tu “rikthyer në skenën e krimit”, ndërsa partneri I tij njëherë e një kohë anti-konformist u bashkua me të në emër të krejt të kundërtës me të cilën ishte bërë I njohur. Metamorfoza e Ramë nga rebel në Berishë me dialect bulevartdi, është sa e cuditshme aq edhe e paralajmëruar që në kohët kur drejtonte bashkinë Tiranë. E sot ja ku jemi. Rama drejton vendin sipas midesë së vetë e jo sipas ligjit apo kushtetutës.  Të gjitha degët e pushtetit përtej qeverisë, në vend që ta kufizojnë atë, ose kanë rënë në letargji, ose I janë nështruar qeverisë. Mjafton të shohim si është katandisur vetëqevisja vendore ku drejtorët e bashkive dorëhiqen si dele, për të kuptuar sesi kryemistri kontrollon cdo degë pushteti. Sa për opozitën, ajo ha veten përditë e më shuëm duke bërë dhe pazare kudo që mbetet ndonjë shesh ndërtimi I harruar nga ujqit e Ramës. Tek tuk ka ndonjë individ që nuk e kontrollon Rama me Berishën, po kjo s’përbën asnjë problem. Janë aq të pafuqishëm saqë vetëm shërbejnë si dekor demokratik. Ambasadat duhet të mbajnë shënim se në Shqipëri ka dhe njerëz të pavarur sa për statistikë. Natyrisht që Greta dhe Xheni kanë hallë të tjera, e jo se cfarë ndodh në këtë katundin tonë pro-sionist e fobik ndaj LGBTQ!

E pra në 1990 dhe 1997 pavarësisht  se në dukje punët ishin shumë keq, shoqeria pati disa “asa nën mëngë” për të dalë nga humnera. Ndërsa sot megjithëse nuk duket se jemi në humnerë por thjeshtë buzë saj, shoqeria nuk asa për t’ja përplasur fytyrës atyre që na kthyen në qeverisjen e individit por jo të kushtetutës e ligjit. Duhet një shëmbull për ilustrim? Mjafton që kryetari bashkisë së Tiranë duhet të ishte shkarkuar 2 muaj më parë sic e kërkon ligji, por në fakt është ende kryetar bashkie sepse kështu I do qejfi Ramës. E sic thoshte Enver Hoxha në kulmin e pushtetit të tij, “po pse mo ligjet tona do na pengojnë ne”, e njëjta gjë ndodh edhe sot. Ndaj dhe shprehja ‘ishim mirë kur ishim keq” është më aktuale se kurrë!

Next Post
“PD-ja po paguan gjithçka ka bërë”, Petro Koçi komenton rezultatet e zgjedhjeve: Shumë më dobët se me Bashën në krye

“Do i hiqnin kapelen”, Petro Koçi: Pse e sugjerova dje dorëheqjen e zotit Veliaj

Comments 1

  1. ppa says:
    4 months ago

    Hartim jo i keq, pavaresisht se ne thelb eshte histori qe mund ta tregonte seicili prej nesh. Ne vend qe autori te jap ide dhe gjej rruge per “konstituimin” e nje opozite, si i thone, persijatet prane nje lap top-i, besoj buze detit apo rreze ndonje mali….dhe vajton per dikaturen e Rames ……kalon kohen!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve

Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve

December 6, 2025
Vokshi dhe Mediu në IDU: Disa në Bruksel na shohin si anti-europianë pse punësuam në fushatë menaxherin e Trumpit

Vokshi dhe Mediu në IDU: Disa në Bruksel na shohin si anti-europianë pse punësuam në fushatë menaxherin e Trumpit

December 6, 2025
“Lajme dezinformuese”, Urdhri i Stomatologut: Nuk ka zgjedhje të reja, Presidenti është zgjedhur dhe njohur ligjërisht

“Lajme dezinformuese”, Urdhri i Stomatologut: Nuk ka zgjedhje të reja, Presidenti është zgjedhur dhe njohur ligjërisht

December 6, 2025
Avokatët e Veliajt: E drejta për t’u njohur plotësisht me aktet, kusht themelor për mbrojtje efektive

Avokatët e Veliajt: E drejta për t’u njohur plotësisht me aktet, kusht themelor për mbrojtje efektive

December 6, 2025
Zhvillohet në Makao ekspozita mbi makinat dhe elektronikën e inteligjencës artificiale

Zhvillohet në Makao ekspozita mbi makinat dhe elektronikën e inteligjencës artificiale

December 6, 2025
“Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

“Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

December 6, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

December 6, 2025
SPAK zbardh atentatin e telekomanduar të Preng Gjinit/ Kush janë ish-funksionarët e policisë të përfshirë në kultivim droge

SPAK zbardh atentatin e telekomanduar të Preng Gjinit/ Kush janë ish-funksionarët e policisë të përfshirë në kultivim droge

December 6, 2025
Humbi jetën nga sulmi me thikë në zemër, përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari në Bulqizë

Humbi jetën nga sulmi me thikë në zemër, përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari në Bulqizë

December 6, 2025
Fermerët në Greqi përforcojnë bllokadat, plagosen 4 fermerë dhe 1 polic! Mitsotakis: Jemi për dialog!

Fermerët në Greqi përforcojnë bllokadat, plagosen 4 fermerë dhe 1 polic! Mitsotakis: Jemi për dialog!

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In