Në shtypin rozë këto ditë po flitet shumë për rrëfimin e ish të dashurit të Beyonce në adoleshencë, Lyndall Locke. Ai së fundi ka treguar për historinë e tyre e cila ka zgjatur plot 10 vjet.
Ai pranon se Beyonce, që në moshën 12 vjeçare dëshironte të kontrollonte gjithçka duke nisur nga lidhja e tyre, të atin dhe pjesetarët e tjerë të familjes.
Lyndall Locke vazhdon më tej duke thënë se ajo bënte çdo gjë për të qenë në qendër të vëmendjes pavarësisht çmimit që duhet të paguante, shpesh edhe duke lënduar njerezit e dashur si ai. Të jetë e vërtetë e gjitha kjo?!