• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ishëm, arrestohen shoferët që transportonin punëtorët e drogës

by Aalison Pearse Stevens
25/09/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pas zbulimit të magazinës së drogës në Ishëm të Durrësit, policia ka vënë në pranga dy persona. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Ervis Dama, banues në Shkafane, dhe 32-vjeçarin Altin Lleshi, banues në Hamallaj. Sipas burimeve nga policia, dy të rinjtë ishin punësuar si shoferë dhe transportonin punëtorët në vilën e drogës, në pronësi të Besmir Agasit, i cili është shpallur në kërkim.

Shtëpia dykatëshe në fshatin Rrotull ishte përshtatur për pastrimin, tharjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike. Në këtë banesë, blutë gjetën dhe sekuestruan 300 kg kanabis sativa. Mësohet se Dama dhe Lleshi i transportonin 13 punëtorët e kanabisit me mjetin tip furgon me targa AA 039 BK dhe automjetin tip “Peugeot” me targa AA 892 LP, në pronësi të tyre.

Burime nga grupi hetimor deklaruan se Besmir Agasi e kishte vënë shtëpinë e tij në dispozicion të grupit të trafikantëve. Po të njëjtat burime sqaruan se gjatë marrjes në pyetje, punëtorët e kanabisit kanë deklaruar se nuk i njohin personat që menaxhonin lëndën narkotike. “Ata vendosnin copa letrash në mur, nëpërmjet së cilave mësonim se çfarë pune do të kryenim, sa kg kanabis do të thanim dhe sasinë që do të paketonim.

Kur ne shkonim në punë, pronarët e mallit ishin larguar, ndaj lexonim letrat që na linin dhe bënim punën sipas porosisë”, kanë thënë punëtorët e magazinës së drogës. Ndërkaq, hetuesit e çështjes u shprehën se dy shoferët e arrestuar janë në dijeni të grupit të trafikantëve të drogës, por deri tani nuk i kanë bërë me dije emrat e tyre. Ndërtesa e përshtatur si magazinë e drogës, ndodhet shumë afër fshatit Gotull, ku disa ditë më parë u ul avioni tip “Piper”.

BW/d.i.

 

Next Post
Analistët kosovare: Të riformësohet dialogu me Serbinë

Analistët kosovare: Të riformësohet dialogu me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In