• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Isha unë”/ Ky është i arrestuari për vrasjen e dyfishtë në Lezhë: Mos të shoh askënd tek tokat e mia

by Java News
28/04/2020 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personi që shihni në foto është Aleksandër Përdoda, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë ditën e djeshme në Lezhë.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Lalm i Vjetër. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se Përdoda, ka vrarë me armë zjarri Kol Murranin dhe shokun e këtij të fundit, Preng Simonin, ndërsa pas ka si motiv një konflikt pronësie që ai kishte me rapsodin e njohur të kësaj zone (Kol Murranin).

Autori i vënë tashmë në pranga i ka qëlluar fillimisht nga larg dy vitkimat, Kolë Murranin dhe Preng Simonin, e më pas u është afruar për t’i qëlluar sërish, në mënyrë që të sigurihej se kishin vdekur.

Ngjarja e rëndë ka qenë e paralajmërua, pasi vetëm pak ditë më parë, Përdoda kishtë kërcënuar banorët e fshatit dhe i kishte paralajmëruar që të mos afroheshin tek tokat e tij. “Mos të shoh askënd tek tokat e mia,”- mësohet të ketë thënë ai.

Fill pas ngjarjes, autori i dyshuar, Përdoda, u arratis, ndërkohë që u arrestua disa orë më vonë nga policia. Pasi u mor në pyetje nga oficerët e policisë, ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërkohë që ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes.

Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihej nga shumë banorë të zonës. Siç u raportua edhe dje, Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë.

g.kosovari

Next Post
Të lëvizësh me taksi në kohë pandemie/ Greqia tregon modelin për t’u mbrojtur nga virusi (Foto)

Të mos mbash maskat mbrojtëse në Gjermani të kushton shumë/ Gjobat shkojnë deri në 10 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com