• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Isha rastësisht pranë lumit”/ Shpëtoi foshnjën 2 muajshe, deputeti shqiptar tregon çfarë ndodhi në Mal të Zi

by
21/03/2023 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Malin e Zi, ku një grua humbi jetën pasi u mbyt në lumin Moraça të Podgoricës.

Gruaja kishte rënë në lumë së bashku me një foshnjë, por kjo e fundit fatmirësisht arriti që të shpëtohej. Në fakt, heroi ishte deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, i cili e nxori foshnjën nga lumi dhe i shpëtoi jetën.

I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, Dibrani ka treguar se si arriti që ta shikonte foshnjën dhe gruan, e cila rezultoi që në fakt ishte gjyshja e tij.

“Unë kam qenë rastësisht në Mal të Zi, si vëzhgues për zgjedhjet. Kam dalë herët me disa deputetë për një konferencë dhe gjatë rrugës u ndalëm tek lumi duke biseduar. Në një moment kam parë një grua që po i afrohej bregut. Nuk e kuptova nëse kishte hyrë për të kërkuar diçka a se di. Më pas u afrova dhe pashë që gruaja po mbytej. Ajo kishte diçka në dorë, që dukej si kukull por kur e pamë mirë ishte foshnjë. Aty u alarmuam. Disa djem hynë për të nxjerrë foshnjën, teksa gruaja kishte ndërruar jetë. Djemtë e mbajtën thjesht në dorë foshnjën, në fillim mendova që ajo ishte nëna e bebes, por doli që ishte gjyshja. Sapo e pashë, e mora foshnjën në dorë dhe nisa t’i jepja ndihmën e parë që ta ktheja në jetë sepse nuk ishte i vetëdijshëm.

Unë jam baba i 3 fëmijëve, dhe i dija teknikat e shpëtimit. Në fillim nuk dija ç’të bëja por thjesht instinktivisht nisa t’i jepja frymëmarrje e ta godisja nga shpina. Në ato momente mendoja vetëm si ta shpëtoja. Doja vetëm ta dëgjoja teksa lëshonte zë. Kur shpëtoi më erdhi e gjithë situata dhe mendova për fëmijët e mi.”- tregoi ai.

/e.d

Next Post
Kjo është shenja më inteligjente e horoskopit, sipas astrologëve

Hëna e re sjell ndryshime të mëdha, ja tre shenjat e horoskopit që duhet të përgatiten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

February 26, 2026
Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

February 26, 2026
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

February 26, 2026
Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

February 26, 2026
“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In