• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit!”, Pango “shet” Berishën në GJKKO për aferën Partizani

by E B
22/06/2026 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në GJKKO ka nisur gjyqi për aferën Partizani, ku po dëshmon ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango, i cili ndryshoi ligjin për sportet për t’i hapur rrugë ndërtimit të 19 kullave nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. I pyetur nga prokuroria, Pango tha se nuk mban mend detaje pasi asokohe nuk kishte ngjarje në terrenet sportive dhe se prioritet ishte turizmi.

Pango tha se ishta pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit dhe kundër ndryshimeve ligjore të 2008-s që i hapën rrugë kullave.

Fillimisht ligji nuk lejonte privatizimin dhe dhënien me koncesion, në të dyja rastet pa iu ndryshuar destinacioni. Pango dhe dikasteri që ai drejtonte e ndryshuan ligjin, duke e ndaluar privatizimin, por disa muaj më vonë me ndërhyrje të Berishës bëhet një tjetër ndryshim ligjor. Tashmë do të lejohej jo vetëm dhënia me koncesion por edhe privatizimi i plotë në favor të pronarëve, madje duke i dhënë të drejtën atyre që të ndryshonin destinacionin. Ashtu siç në fakt ndodhi në ambientet e ish klubit Partizani, ndërtimi i dhjetërave kullave.

Dëshmitarët e tjerë janë Tetis Lubonja dhe Altin Ceni, ndërsa Paro Laçi nuk është paraqitur.

Pjesë nga dëshmia

Prokurorja: Në një shkresë të datës 8 maj 2007, i jeni drejtuar qeverisë për ndryshimin e ligjit të sportit, duke parashikuar dhënien me koncesion pa ndryshim destinacioni. Pse e vlerësuat të nevojshëm këtë ndryshim ligjor?

Ylli Pango: Nuk e mbaj mend. Në të gjithë botën objektet sportive, nëse jepen me koncesion, i bëjnë nder vendit, sepse shteti nuk ka qenë aq i fuqishëm sa të ndërtonte apo rindërtonte stadiumet.

Prokurorja: Familja Begeja dhe disa familje të tjera ju kanë paraqitur kërkesë për privatizim. Keni marrë ndonjë vendim?

Ylli Pango: Ndoshta ekziston si dokumentacion. Unë jam pro privatizimit, duhet të respektojmë pronarët. Kërkesa vërtetohet me dokumente. Pëlqimi im është juridikisht nul, edhe nëse kam thënë “po”. Nuk mund ta pengoja privatizimin, sepse ky ishte prioritet.

Ylli Pango: Kam dhënë pëlqim, sepse ma kërkoi Genc Ruli.

Prokurorja: Meqenëse ligji për dhënien me koncesion ishte miratuar, si e keni dhënë pëlqimin për privatizimin?

Ylli Pango: Dhënia me koncesion dhe përfshirja e sektorit privat janë ligjore, janë të parashikuara në ligj.

Prokurorja: Ku parashikohet?

Ylli Pango: Te ligji për koncesionet, shërbimet publike dhe infrastrukturën.

Ylli Pango: Amendimi përfshin pjesën e koncesioneve, por nuk përjashton sektorin privat.

Prokurorja: Në qershor 2008 keni çuar një amendament për ndryshime në ligjin për sportin, ku keni përfshirë privatizimin. Pse lindi nevoja për ndryshimin e ligjit?

Ylli Pango: Propozova privatizimin, nuk ka kontradiktë. Këtë e kam diskutuar edhe me oficerët e policisë gjyqësore dhe SPAK-un. Kjo nismë nuk është marrë nga unë, sepse nuk më shqetësonte ndonjë çështje e objekteve sportive. Me logjikë them se ka qenë një nismë qeveritare në kuadër të privatizimeve.

Prokurorja: Keni marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë?

Ylli Pango: Jo, nuk kam marrë pjesë.

Prokurorja: Ju keni kërkuar pakësimin e fondeve të investimit për sportet. Pse?

Ylli Pango: Jo, nuk mund të më kujtohet.

Klodiana Gjyzari: Ju thoni në relacion se kushti i mosndryshimit të destinacionit ishte thelbësor. Ndryshimi i vitit 2008 e ndryshonte këtë?

Ylli Pango: Ligjet i marrim nga vendet e zhvilluara. Shteti nuk i mban më këto objekte. Koncesionet i zhvillojnë ato, por duhet të ruhet destinacioni dhe unë e kam mbrojtur këtë parim./Shqiptarja

Next Post
Ministri gjerman ia faturon Trumpit krizën në Hormuz

Ministri gjerman ia faturon Trumpit krizën në Hormuz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In