• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Isha 13 vjeç dhe humba jetën që kisha”, Ermal Meta prek në 26 vjetorin e lindjes

by A R
16/06/2020 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtari i talentuar shqiptar, Ermal Meta, sot mbush 26 vjeç.

Meta, i cili jeton dhe vepron suksesshëm në Itali, ka treguar rrugëtimin e jetës së tij plot mundim për të arritur deri këtu.

Ermal Meta ka triumfuar edhe në “San Remo”, duke fituar vendin e parë me këngën “Non mi avete fatto niente”, në duet me këngëtarin Fabrizio Moro.

Më poshtë rrëfimi i Ermal Metës.

Sot mbush 26 vjeç. Isha gjallë kur linda, isha 13 vjeç dhe më 16 qershor 1994 humba jetën që kisha për të jetuar, një tjetër. Kalova detin dhe vura këmbët në një tokë të huaj. Itali e quanin, quhet akoma kështu. Nuk dija asgjë, por dalëngadalë fillova ta vështroj e më pas ta shoh. Më pas e lashë të më shihte. Nuk ishte dashuri me shikim të parë, por diçka për t’u ndërtuar me lodhje, durim, betejë e më në fund paqe.

Tani jemi totalisht në simbiozë edhe pse ndonjëherë më bën që ta humbas durimin. Ndodh kur shoh disa që nuk u është dashur të lodhen që të duheshin nga ajo, ta trajtonin sikur të ishte një vend më i bukur ose më i mirë në të cilin të jetosh, kur arroganca quhet forcë, kur harrojmë se nuk do të jemi këtu përgjithmonë, ndërsa ajo po. Do të na shohë duke kaluar dhe duke lënë gjurmë pak a shumë të thella. Ajo nuk zemërohet, buzëqesh, dhe po të shohësh mirë, ndonjëherë, në atë buzëqeshje ka zemërim. Kur gaboj i them ” hë pra jam i ri, jam vetëm 26 vjeç”, duke shpresuar që t’ia hedh, por ajo e di që kam bërë me hile, ia ka thënë toka ime e origjinës që gjendet përballë. Ajo tokë ishte një nënë shumë e varfër dhe shumë e dëshpëruar për t’u kujdesur për të gjithë bijtë e saj, kështu disa prej tyre i dërgoi tek motra e saj, përballë. Thellë në det duart e tyre janë të kapura si ato të gjigantëve të shtrirë dhe ne njerëz të vegjël besojmë se i përkasim botëve të ndryshme vetëm se nuk e shohim me sytë tanë këtë bashkim. Nuk e vëmë re se flasim të njëjtën gjuhë kur duam, kur gëzojmë, edhe kur nervozohemi, kur qeshim, kur përqafohemi, dhe që flasim gjuhë të ndryshme vetëm kur komunikojmë. Buzëqesh kur mendoj atë ditë, kujtoj se dridhesha pa pushim, sikur të bënte ftohtë. Kisha ndjesinë se po shkoja shumë larg. Nëse do të mund ta takoja atë fëmijë për pak sekonda do t’i thoja: ” ej, mos u shqetëso, vetëm po shkon tek shtëpia e tezes tënde që do të të trajtojë si fëmijën e saj.

/a.r

Next Post
Kosova/ Rregjistrohen 29 raste të reja me koronavirus, të shëruarit 22

Shifra alarmante nga Kosova, vetëm sot 141 infektime të reja me koronavirus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In