• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-zyrtari i mjedisit të qeverisë afgane: “U shemb e gjithë puna jonë. Shqipëria emigrimi im i dytë”

by Java News
28/08/2021 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes kontingjentit të dytë të 154 shtetasve afganë që mbërritën mëngjesin e kësaj të shtune në Shqipëri, është edhe një ish zyrtar i qeverisë Afgane.

Ai është Ahmed Hasif Fajap i akomoduar me gruan dhe fëmijët në Qytetin Studenti.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ai tregon se ardhja në Shqipëri është emigrimi i dytë nga Afganistani pas atij të parë kur ishte 13 vjeç në Pakistan.

Muhamed Veliu: Si ndjeheni në të parën ditë në vendin tonë?

Ahmed Hasif Fajap: Faleminderit shumë për mikpritjen e ngrohtë dhe gjithçka. Ne ndjemi shumë mirë. U pritëm nga autoritetet tuaja më të larta si ministrja juaj e punëve të jashtme dhe e nderuara ambasadore e SHBA. Me të vërtetë ndjemi shumë të kënaqur dhe ju falënderojmë për mbështetjen dhe mikpritjen që kemi marrë deri më tani.

Muhamed Veliu-Me çfarë jeni marrë në Afganistan cili ishte profesioni juaj atje?

Ahmed Hasif Fajap: Unë isha një nëpunës i qeverisë. Isha zëvendës drejtor i përgjithshëm i drejtorisë së mbrojtjes së mjedisit, ekuivalent i postit të zëvendës ministrit. Është për të ardhur keq ajo që ndodhi atje. Talibanët morën nën kontroll qeverinë bashkë me një sistem që ne ndërtuam gjatë 20 viteve të shkuara me ndihem e komunitetit ndërkombëtar ku u dha shumë mbështetje financiare dhe teknike.  Fatkeqësisht gjithçka ndryshoi brenda një nate.

Ende nuk na besohet që një gjë e tillë ka ndodhur.  Është një histori që po përsëritet me mua. Isha 13 vjeç kur emigruam në Pakistan në kohën kur Muxhahidinët atë kohë erdhën në fuqi duke marrë qeverisjen përmes presidentit Nexhip të asaj kohe. Ne emigruam në të njëjtën mënyrë në Pakistan. Tani, ne do të shkojmë në SHBA por për momentin jemi akomoduar këtu.

Është për të ardhur keq që vendi ynë i mrekullueshëm Afganistani po  vuan në këtë moment. Për ne atje nuk ishte e sigurt dhe jetën tona ishin në rrezik. Prandaj morëm këtë vendim. Ishte një hap jo i lehtë për tu hedhur pasi lam gjithçka atje. Shtëpitë, punën gjithçka. Morëm me vete pak rroba e dokumentet e rëndësishme duke lënë vendin.

Muhamed Veliu: Nëse do të vijonit të qëndronit në Afganistan çfarë rreziku ju kanosej nga Talibanët pasi siç më treguat keni qenë zyrtar i qeverisë së shkuar?

Ahmed Hasif Fajap: Siç e përmenda që prej kohës kur unë kisha një rrol në qeveri pra një pozicion të lartë,nuk ndjehesha i sigurt,  ekzaktësisht atë moment kur Talinanët erdhën. Ditët e fundit nuk kam lëvizur nga shtëpia kjo për të mbrojtur veten. Jeta dhe e ardhmja ime bashkë me familjen ishin në rrezik. Nuk donim të na ndodhte diçka sepse duke analizuar situatën e shikoja që nuk isha i sigurtë pasi situata po përshkallëzohej e përkeqësohej e përkeqësohej. Na duhet të merrnim një vendim për fëmijët tanë e familjen. Kështu u larguam. TCH

Next Post
Mandati që vjen nga revolucioni i diasporës

Përse vlejnë sulmet ndaj Mark Markut?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sala flet për median gjermane: Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh, reformat kërkojnë fokus

Sala flet për median gjermane: Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh, reformat kërkojnë fokus

July 25, 2026
Sherr mes kushërinjve në Lushnjë, plagoset me thikë 71-vjeçari

Sherr mes kushërinjve në Lushnjë, plagoset me thikë 71-vjeçari

July 25, 2026
Brenda “Boardwalk”, jahti luksoz 450 milionë dollarësh i ambasadorit amerikan në Itali

Brenda “Boardwalk”, jahti luksoz 450 milionë dollarësh i ambasadorit amerikan në Itali

July 25, 2026
Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

July 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Administrata, e keqja më e madhe e PS”, Leka: Rama do bëjë ndryshime në Qeveri

July 25, 2026
Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

July 25, 2026
Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

July 25, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Besa kërkon besim, jo paraburgim

July 25, 2026
Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

July 25, 2026
Pamje nga Vranishti, Rama: Një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore po restaurohet

Pamje nga Vranishti, Rama: Një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore po restaurohet

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In