• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-zv.Prokurori i Përgjithshëm: Rama s’ka shkelur asnjë ligj me McGonigal! Hetuesit mund të kenë bërë marrëveshje me Nezën dhe Duçkën

by A R
27/01/2023 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-zv.prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Fatos Dervishi thotë se deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë veprim të kundërligjshëm të kryeministrit Rama, për takimin me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal.

Ai është pyetur se përse është akuzuar vetëm McGonigal dhe jo dy shqiptarët e tjerë të përmendur në dosje, Agron Neza dhe Dorian Duçka.

Sipas Dervishit, këta dy persona mund të jenë në një marrëveshje me hetuesit që të përdoren si dëshmitarë në gjyq.

Pyetje: A implikohet Rama penalisht nga fakti që ka njohur McGonigal?

Fatos Dervishi: Njohja që mund të kesh me njerëz të tjerë, nuk përbën vepër penale për sa kohë që personalisht nuk tërhiqesh në aktivitet që ti e di që nga natyra janë aktivitet i kundërligjshëm.

Në këtë rast kryeministri është takuar me McGonigal gjatë vizitave të këtij të fundit në Tiranë ose të kryeministrit në Nju Jork. Këto takime nuk mund të konsiderohen veprime të kundërligjshme.

Ajo që mund të komplikojë situatën, është nëse Prokuroritë Federale në të dy distriktet të kenë informacione që palët (pra kryeministri, McGonigal, Personi A dhe Personi B) të kenë hyrë në marrëveshje që McGonigal të krijonte dosje apo të lançonte investigime për llogari të kryeministrit apo partisë që ai drejton.

Por kjo ngelet në kuadrin e akuzave që McGonigal i atribuohen në këtë moment. Por duke lexuar instrumentin me akuza ndaj McGonigal del se Personi A dhe Personi B kanë dhe informacione të detajuara për të gjithë periudhën që bëhet fjalë.

Pyetje: Përse Prokuroria nuk ka ngritur akt-akuzë ndaj Duçkës dhe Nezës, por vetëm ndaj McGonigal?

Fatos Dervishi: Bazuar në Criminal Complaint që është dorëzuar nga Prokurori Federal i Columbia Disctrict me DC, psasi juria e madhe në fshehtësi, pasi ka dëgjuar US Attorney ka vendosur që të akuzojë z.McGonigal me një sërë akuzash që lidhen me aktivitete që janë konsideruar kriminale në natyrë si gjatë kohës që ishte në detyrë si FBI Special Agent për kundërzbulimin por edhe pas lënies së detyrës.

Përgjigjen e kësaj pyetje vetëm US Attorney mund t’i japë përgjigje qoftë ai i Southern Disctrict of NY ose ai në Disctrict of Columbia pse nuk kanë ngritur akuzë ndaj Personit A dhe Personit B. Me çfarë unë shikoj për momentin Prokurorët Federalë mund t’i kenë përdorur dëshmitë e Personit A dhe Personit B për të konsoliduar akuzat e ngritura nga juritë në të dy distriktet.

Ndoshta kanë hyrë në një marrëveshje me Personin A dhe Personin B që në këtë rast t’i përdorin si dëshmitarë në procesin gjyqësor që do të zhvillohet kundër McGonigal. Po ashtu mund të ekzistojnë të dhëna të tjera që përbëjnë sekret për momentin që nuk duhet publikuar apo të futen në Criminal Complaint apo Indictment Documents që çelen përpara Federal Judge.

/a.r

Next Post
Yuri Kim mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, takohet me deputeten Jorida Tabaku

Plotësimi me 9 anëtarë, Yuri Kim, vizitë "blic" në Gjykatën Kushtetuese!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com