• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-Vetëvendosja sërish me ofendime për ish-partinë

by Java News
17/07/2018 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj, më i rëndësishëm se fakti se kush e udhëheq dialogun e Kosovës me Serbinë është fakti se Kosova nuk ka platformë për atë se çfarë duhet të bisedohet.

“PSD-ja ka insistuar e para që të bëhet platformë për dialogun me Serbinë. Më i rëndësishëm se fakti se kush është në krye të dialogut për PSD-në është se cila është platforma e Kosovës dhe cili është pozicioni i Kosovës në këtë dialog”, ka thënë Molliqaj në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se edhe ata që po e kundërshtojnë tash edhe ata që e kanë kundërshtuar në t kaluarën po bëjnë garë se kush ta drejtojë dialogun.“Por nuk ka dakordim se për çfarë duhet e për çfarë nuk duhet negociuar”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se as LDK-ja e as Vetëvendosje nuk kanë treguar gatishmëri për seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të flitej për dialogun.

“Ne kemi kërkuar seancë në të cilën Thaçi në krye të dialogut do të duhej të miratohet me 2/3 e deputetëve, që ne besojmë se s’do ta arrinte. Vlerësimi im, që mund të jetë edhe i gabuar, është se edhe Vetëvendosje edhe LDK-ja, janë dorëzuar karshi faktorit ndërkombëtar dhe e kanë pranuar Thaçin si kryenegociator”, ka thënë Molliqaj, përcjell Koha.net.

“Nëse nuk je që Thaçi me udhëheqë dialogun, nëse je që Kuvendi të marrë barrën për dialogun dhe nëse je që të bëhet platformë për dialogun atëherë pse nuk po i japin nënshkrimet”, ka thënë më tej ai.

Tutje, Molliqaj ka thënë se “nuk ka gatishmëri as LDK-ja as Vetëvendosja të ngre mocion votëbesimi për Qeverinë Haradinaj”. “Për 5 minuta mund t’i mbledhim nënshkrimet tona, nëse ata i kërkojnë. Por ata nuk do ta bëjnë këtë, sepse faktori ndërkombëtar e ka bërë të qartë se nuk ka zgjedhje pa përfunduar dialogu.

Unë po i ftoj publikisht edhe LDK-në edhe Vetëvendosjen që të na japin nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Unë po ju them sonte se as LDK-ja e as VV-ja nuk do t’i japin nënshkrimet. Ose le ta nisin ata, ne do t’ua japim”, ka thënë Molliqaj.Ata, duke lënë të kuptohet se është fjala për anëtarët e VV-së, nuk janë për nisma, por për intervista.“Ka një garë brenda opozitës se kush është më opozitë.

Hajde po dalim se kush është gati për zgjedhje dhe kush është gati ta pengojë Thaçin. Ne sfidojmë LDK-në dhe VV-në të na japin nënshkrime për të dyja këto çështje”, ka thënë ai.Molliqaj ka thënë se PSD-ja është gati për zgjedhje, derisa ka thënë se nuk do të diskutohet kalimi i pragut.

Duke iu referuar sondazhit të KDI-së, që PSD-së i dha vetëm rreth 2 për qind, Molliqaj ka thënë se kjo nuk do të dalë e saktë në rast të zgjedhjeve. (b.an)

Next Post
“Trump i kushton botës 430 miliardë dollarë”

"Trump i kushton botës 430 miliardë dollarë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

October 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 Tetor 2026

October 28, 2026
Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

October 28, 2026
Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit, vendimi jo me kërkesën e tij

October 28, 2026
Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

October 28, 2026
Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

October 28, 2026
Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

October 28, 2026
Çupi: Goditja ndaj Presidentit, sulm i Kushtetutës. Akti i Rithemelimit, zgjatim i Berishës

Përderisa u shkon mendja të arrestojnë ambasadorin Wendt

October 28, 2026
“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

October 28, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

BE-ja mesazh Serbisë pas zgjedhjeve: Detyrimet në dialogun me Kosovën mbeten në fuqi

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In