• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ish-truproja i Berishës: Socialisti (sot deputet i PD) që i çoi Nanos plumbin në zyrë

by
13/09/2015 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pjesën e dytë të intervistës në gazetën “Dita” për ngjarjet e 12-14 shtatorit 1998 në Tiranë, ish-truproja i Berishës, protagonist i atyre ditëve, Izet Haxhia thotë se shumë nga emrat e asaj kohe janë aktivë në politikë dhe mund të flasin.

Ai thotë se një nga personat që mori në duar telefonin e zhdukur të Hajdarit pas vrasjes nga i cili mund të dilnin shumë të dhëna hetimore, është Petro Koçi, sot zv.ministër i Mbrojtjes.

Haxhia e përshkruan kështu momentin e daljes së Hajdarit nga selia e PD, pak minuta para se të qëllohej:

“…Duke zbritur shkallët ka marrë në telefon një person të regjistruar me emrin “Jovanoviç” nga Fieri, me emrin Ismet Jovani. Ismeti ishte mik me Nehat Kullën, por edhe përdorej nga Azemi për të marrë të dhëna nga Nehati, pasi Nehati ishte mik me Feriz Kërnajën, i cili ishte njeri i besuar i Haklajve. Azemi mund ta ketë pyetur këtë person që a kanë ardhur Haklajt në Tiranë apo jo. Akuza ndaj meje ka qenë që gjoja unë e kam marrë në telefon Hajdarin dhe e kam nxjerrë në prite. Kjo është arsyeja e zhdukjes së telefonit celular të Azemit nga aleancat e përjetshme të klanit të krimeve e të mosndëshkimit të tyre në Shqipëri. Ky telefon është marrë nga punonjës të policisë e prokurorisë që ka bërë këqyrjen e vendngjarjes dhe i është dorëzuar ministrit qe ka ardhur pas Perikli Tetës dhe ky eshte Petro Koçi. Unë i bëj thirrje Petro Koçit që të tregojë të vërtetën në lidhje me celularin e Azemit…” tregon ai

Haxhia thotë gjithashtu se deputeti i sotëm demokrat Islami, në atë kohë zv.kryeministër i Nanos u dërgua në zyrën e tij me një mesazh nga organizatorët e grushtit të shtetit.

“…Sipas atyre që kam dëgjuar atë ditë Fatos Nano është kërcënuar dhe detyruar të iki në fshehtësi. Në PD më thanë që i eshte derguar me zv.kryeministrin Kastriot Islami nje plumb. Kaçi i ka shkuar në zyrë dhe i ka dhënë plumbin Fatosit në mënyrë simbolike, që donte të thoshte se mesazhi i tyre është që po nuk u largove do të vritesh. Dhe Fatosi që atë natë është larguar dhe është gdhirë në Dajt. Të nesërmen, pak para se të fillonte mësymja kundër Kryeministrisë, ka marrë rrugën e arratisë, pa pritur ceremoninë e varrimit të Azemit. Për këtë më mirë pyesni ish-ministrat e Nanos dhe ata që kanë qenë pranë tij në atë kohë…” thotë Haxhia

Next Post

Kush është këngëtarja shqiptare me këto të pasme seksi (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

May 23, 2026
Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

May 23, 2026
Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

May 23, 2026
Të paktën të ishin e keqja më e vogël

Të paktën të ishin e keqja më e vogël

May 23, 2026
“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

May 23, 2026
Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

May 23, 2026
Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

May 23, 2026
Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

May 23, 2026
Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

May 23, 2026
Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In