• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-themeluesi i PD: ‘Partisë së Lalëzotësve’ i ka rënë plani për t’u shembur

by Java News
28/07/2023 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike është futur së fundmi në një tjetër betejë me veten! Nga njëra anë është Sali Berisha në luftë për të qëndruar, e në tjetrën Basha, në tentativë për ‘u rikthyer’, ndërsa Gazment Bardhi po përpiqet të pengojë rikthimin e këtij të fundit.

Dritan Shano, ish-themelues i PD, në një postim në Twitter në lidhje me situatën aktuale në të cilën ndodhet sot PD, bën një paralelizëm me shtëpinë e vjetra të kryeqytetit, të cilat zhdukeshin pasi u binte plani për pallat. Edhe PD-së, shkruan Shano, i ra plani.

‘Ajo që po i ndodh intensivisht, tash 3 vjet, PD-së nga Lalëzotësat – vendi i verimit të të gjithë lidershipeve të PD – sa i përket raportit të PD me dobishmërinë që ajo po arrin të ketë për shqiptarët, më kujton një proçes që u ndodhte jo rrallë shtëpive të vjetra private, pak të izoluara nëpër lagjet e Tiranës përpara viteve ’90.

Këto shtëpi, të cilat identifikoheshin me emrin e banorit të tyre më jetëgjatë, ose më të famshëm në lagje, fillonin të dukeshin si të përhumbura; dukshëm, me vetëdije (dhe të vënë në dijeni) të zotët e tyre i linin pas dore, nuk kujdeseshin më as t’i lyenin dhe as t’i mirëmbanin; ato ndërtesa, zakonisht 1 katëshe, rreth të cilave ishe rritur, kishe luajtur, i kishe pjesë të fëmijërisë, historisë tënde personale, të degjeneronin para syve në karakatina, si objekte që nuk përkisin më, si jashtë botës, derisa një ditë, papritur, të zhdukeshin nga sytë dhe në vend të tyre mbinte ndonjë pallat i ri.

Kur qëllonte ndokush që pyeste: ore, po shtëpia e Sofikës ku është? – përgjigjia që jepej rëndom në kësi rastesh ishte: I ra plani! Nga pikëpamja e raportit me realitetin dhe nevojat – jo të Lalëzotësve, por të shqiptarëve për të patur një Opozitë që t’u shërbejë, mund të thuhet se edhe PD-së i ka rënë plani! Tiranë, 28 Korrik 2023’- shkruan Shano.

 

/f.stafa

Next Post
Singapori ekzekuton gruan e parë në 20 vjet, u kap me 30 gramë heroinë

Singapori ekzekuton gruan e parë në 20 vjet, u kap me 30 gramë heroinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In