• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish themeluesi i PD: Gabimi më i rëndë i Ramiz Alisë, Shqipërisë i la peshqesh një pijanec dhe një ish komunist e non-grata!

by Java News
15/12/2022 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Shqip” me Rudina Xhungën, Bardhyl Reso, ish-themelues i PD-së u ndal tek gjendja aktuale e vendit, ku sipas tij çdo gjë që ka kaluar Shqipëria në këto 32 vite, i ka ndodhur prej politikës. Reso i kushtoi një rëndësi të veçantë dhe 32-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, ku ndër të tjera theksoi se gabimi më i rëndë i Ramiz Alisë, sado që shquhej si një njeri finok, ishte që i la vendit peshqesh një pijanec dhe një non-grata.

“Ndoqa fjalën e Berishës për 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Më bëri përshtypje që nga mënyra sesi Berisha hapi fjalën, duke treguar që PD u krijua si një parti e vlerave patriotike të popullit shqiptar. Kjo është me të vërtetë për të qeshur.

Kush nga ata që solli Berisha ka patur ndonjë traditë patriotike, asnjëri prej tyre. Sali Berisha i pari, që pretendon se PD-në e themeloi ai. E vërteta nuk është ashtu. Ai ka ardhur disa ditë pas fillimit të lëvizjes studentore. Në fillim erdhi si i dërguari i Xhelil Gjonit dhe Ramiz Alisë për t’u dhënë informacione se ç’bëhej me lëvizjen studentore, pastaj për t’i kthyer studentët në mësim.

Kam dyshime të mëdha se i vetmi anëtar i Byrosë politike të Shqipërisë që nuk u prek dhe nuk u fut në burg, ka qenë vetëm Xhelil Gjoni, personi më i egër gjatë zhvillimeve të vitit 1990. Kjo më çon në një bindje që mes tyre ka patur një marrëveshje të fshehtë, mes tij dhe Berishës.

Gabimi më i madh që ka bërë Ramzi Alia, ka qenë për dy peshqeshet që i solli politkës shqiptare. Partisë Demokratike i pruri Sali Berishën, një ish-komunist nga më të devotshmit dhe Fatos Nanon që e vuri në krye të PS-së. Janë dy nga drejtuesit më të gabuar që ka patur Shqipëria, njëri përfundoi në pijanec dhe tjetri përfundoi në një njeri non grata nga SHBA”, tha Reso në “Shqip” me Rudina Xhungën./m.j

Next Post
“Më vinte gjynah…”/ Çfarë hante Nexhmije Hoxha në burg? Ish-gardiania rrëfen të pathënat

"Më vinte gjynah..."/ Çfarë hante Nexhmije Hoxha në burg? Ish-gardiania rrëfen të pathënat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In