Të lidhur me zinxhirë në duar, në shenjë simbolike, ish të përndjekurit politikë kanë protestuar këtë të enjte pranë Parlamentit, duke kërkuar hapjen e dosjeve dhe vendosjen në rendin e ditës të projektligjeve që prekin këtë shtresë. Në kushtet e mosplotësimit të kërkesave të tyre, ish të përndjekurit thonë se do të hyjnë në grevë urie.
“Zinxhirët janë simbol i skllavërisë. Po na mashtrojnë, s’mbajnë premtimet. Në duam të hapen dosjet. Do vetëfljohemi nëse nuk dëmshpërblehemi. Nuk ka asnjë shpresë për ne”, thonë ish-të përndjekurit.