• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-të përndjekurit politikë, shpresa e humbur e Bashës

by Artur Ajazi
09/09/2021 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lulzim Basha dhe Partia e tij (jo) Demokratike , mbajnë shpresën e fundit tek ish-të përndjekurit politikë.Kjo shtresë së fundi ka ngjallur “optimizmin” tek bashistët që vijnë pas 5 humbjeve rresht në tapetin elektoral, dhe mendojnë se “duke përkrahur ish-të përndjekurit, ne do të vijmë në pushtet”.

Absurde dhe qesharake, të mendosh se Lulzim Basha ashtu si Sali Berisha, do të bëjnë të mundur të afrojnë pas vehtes shtresën e tyre, ata njerëz që vuajtën burgjeve të diktaturës, dhe që pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike nga Marsi 1992 deri sot, nuk panë një ditë të bardhë nga ajo forcë politike. Dihet se si i kanë trajtuar ish-të persekutuarit politikë por edhe ish-pronarët Sali Berisha dhe më pas edhe Lulzim Basha. U rrahën, u denigruan, u njollosën dhe u përbuzën sa kohë ishte në pushtet Partia Demokratike në kohën e Berishës.

U tallën dhe denigruan edhe kur kryetar partie u bë Lulzim Basha, madje në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ata nuk u ftuan dhe nuk u qasën fare në SHQUP. Deklaratat e asaj shtrese dhe shoqatave përkatëse, vërtetuan faktin se Lulzim Basha u ktheu kurrizin kur ata kërkuan të ishin pjesë e listave të opozitës, dhe konkretisht e Partisë Demokratike. Por Lulit, as ja “ndjeu”  shumë për zërin, votat dhe kërkesat e tyre, por u mjaftua me faktin se “kur të vijmë në pushtet, do tu përkrahim, do tu japim këstin e tretë dhe ndonjë  post drejtori”.

Poshtërim më të madh nuk ka. Por pas ardhjes në pushtet në Edi Ramës dhe Partisë Socialiste,është fakt i pamohueshëm, se shtresa e ish-të përndjekurve politike dhe ish-pronarëve, jo vetëm u përkrah, por ata u bënë pjesë e nismave në rrangje të ndryshme të pushtetit  vendor e qëndror. Me porosi të kryeministrit Rama, shtresa e tyre e shumëvuajtur, u trajtua si njerëz, duke u kthyer atyre dinjitetin, dhe ç’ka u takonte financiarisht, atë të cilën nuk u kishte dhënë Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Por zgjedhjet e reja erdhën dhe kaluan, dhe shtresa e ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve, u bë dëshmitare e braktisjes nga Luli dhe Saliu sërish. Humbja e madhe dhe e pakthyeshme elektorale, ndoshta e shtyu Partinë Demokratike (dhe ndonjë mëndje finoke brënda saj) të kujtohej për shtresën e të persekutuarve politikë. “Ata janë me ne, ata kanë votuar Partinë Demokratike, dhe do të jenë përparësia jonë sapo të vijmë në pushtet”-deklaroi Lulzim Basha në një dalje para mediave. Sa hipokrizi dhe cinizëm.

Kur ka humbur zgjedhjet e rradhës, kur ka mbetur vetëm dhe pa aleatët e tij “tradicionalë” tashmë, Lulzimi u kujtua për të përndjekurit politikë të diktaturës. Por fakti është se, shtresa e tyre nuk u beson më, as Saliut dhe as Lulit, fakti është se shtresa e tyre tanimë e ka të qartë se, kupola e Partisë Demokratike i ka përdorur ata si “garniturë” në çdo fushatë elektorale, dhe më pas u ka mbyllur derën siç ka bërë edhe me desidentët e politikave drejtuese. Ish-të përndjekurit politikë, nuk mund të jenë më mburoja apo dhe fasada e një partie që brënda saj ka asfiksuar lirinë e fjalës dhe demokracinë e mendimit.

Shtresa e tyre ka nevojë për dinjitet dhe premtime të mbajtura, të cilat Edi Rama i ka bërë realitet pas 2013, ndaj dhe shpresa dhe ftesa e Lulzimit për ti “afruar ata edhe njëherë” në Partinë Demokratike, do të mbetet gjithmonë një tentativë e dështuar, që ka nisur deri diku të marrë përgjigjen e merituar.

Next Post
Julius Fuçiku si model, dhe dallimi midis gazetarit dhe politikanit

Julius Fuçiku si model, dhe dallimi midis gazetarit dhe politikanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com