• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-të përndjekurit ekspozitë në Tepelenë, Çika: Tepelenasit ishin bashkëvuajtës jo bashkë fajtorë

by Java News
20/08/2018 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit çel ekspozitën dosje dhe materiale, që dokumentojnë përndjekjen që bënin strukturat e ish-Sigurimit gjatë regjimit komunist në Tepelenë

Materiale edhe dosje që dokumentojnë përndjekjen e strukturave të ish-sigurimit gjatë regjimit komunist në zonën e Tepelenës në Shqipëri është çelur në ambientet e Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Janë një seri dokumentacionesh, dosje hetimore gjyqësore të personave që janë përndjekur në këtë zonë, lista me përndjekje, regjistra përpunimi që tregojnë se si i përndiqte Sigurimi i Shtetit qytetarët e Tepelenës dhe formularë, që tregojnë se si sigurimi punonte me njerëzit asokohe.

“Nuk mund të rrinim pa vënë në dukje se Tepelena ashtu si gjithë qytetet ka rezistuar ndaj totalitarizmit”, tha drejtoresha Gentiana Sula

Këto dokumente sipas kryetarit të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika tregojnë që tepelenasit nuk ishin bashkëfajtorë siç duan që t’i bëjnë autorët e krimeve të komunizmit, por bashkëvuajtës.

“Ky është një rast i veçantë për Tepelenën që ka patur një debat të madh publik, politik dhe historik. Në mënyrë diabolike individë janë munduar të bëjnë bashkëfajtorë banorët e Tepelenës në atë që ka ndodhur në kampin e Tepelenës. Por ata s’janë bashkëfajtorë, atyre ua sollën në derë atë krim, s’është krim i tyre”, tha Nebil Çika, kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë

“Tepelena ka heronjtë e vetë të luftës, të cilët gjithmonë do respektohen. Ka njerëzit e përndjekur nga diktatura, ka një kamp të tmerrshëm që s’ka lidhje me heronjtë që kanë dhënë jetën për atdheun në Tepelenë. Ky kamp dëshmon terrorizmin e diktaturës”, tha Studiuesi Sadik Bejko

“Janë vrarë fëmijë. Po bëhet propagandë nga komunistët për të fashitur dëmin që kanë bërë në Tepelenë”, tha Uran Kostreci, ish i burgosur

Data 23 gusht është Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave Naziste-Leniniste. Në kuadër të ngritjes së memorialit të kampit të punës së detyruar në Tepelenë kjo datë do të përkujtohet edhe në Tepelenë.

Ekspozita mund që të vizitohet nga të gjithë, ndërsa materialet janë në dispozicion të të interesuarve, studiuesve dhe kërkuesve shkencorë, ish-të përndjekurve politikë gjatë regjimit komunist dhe familjarëve të tyre, si dhe organizatave të shoqërisë civile që studiojnë të kaluarën komuniste në Shqipëri.

ma.me

Next Post
Kina shpërfill Amerikën, vendos të blejë naftën iraniane

Kina shpërfill Amerikën, vendos të blejë naftën iraniane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com