• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-sulmuesi i Juves tregon luftën me sëmundjen e rëndë në një libër

by Java News
26/11/2018 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gianluca Vialli trondit botën e futbollit. Ish-sulmuesi i Sampdorias, Juventusit dhe Chelsea-t (te blutë e Londrës ka qenë edhe trajner) të martën do të publikojë librin e tij “Golat: 98 histori +1 për të përballuar sfidat më të rëndësishme.”

Në një intervistë të gjatë për Corriere dello Sport, 54-vjeçari tregon luftën e tij kundër sëmundjes së rëndë të kancerit:

“Sikur të jetoja pa të! E kam konsideruar një fazë të jetës sime, që duhet ta jetoje me kurajë dhe nga e cila mëson diçka.

Nisa ta shkruaja librin për të ndihmuar njerëzit që të gjejnë rrugën e duhur. Kam mbledhur disa fraza motivuese, duke i ndërthurur me histori të mëdha sportive, që të ndihmojnë të kuptosh.

Sepse citimet nuk funksionojnë nëse ti nuk funksionon.”

Ish-sulmuesi i famshëm italian, tregon më pas historinë e tij:

“E dija që ishte e vështirë t’ua tregoje të tjerëve, familjes sime.

Nuk do të doja kurrë të lëndoja personat që të duan: prindërit e mi, vëllezërit e mi, motrën time, bashkëshorten time Cathryn dhe vajzat tona Olivia dhe Sofia.

Ndihesh i turpëruar, sikur ajo që të ka ndodhur ishte faji yt.

Të tjerët nuk dinin asgjë, pastaj vendosa ta tregoj historinë time dhe ta hedh në libër.”

Libri u përfundua pas muajsh të tërë trajtim për mposhtjen e sëmundjes:

“Tani ndihem mirë, madje shumë mirë. Ka kaluar një vit dhe tani jam kafshë nga fiziku (bën humor), por nuk e kam sigurinë se si do të përfundojë ndeshja.

Shpresoj që historia ime të shërbejë për të frymëzuar personat që gjenden në udhëkryq të jetës. Gjatë kurës, në mur spikaste një thënie e veçantë: Ne jemi produkt i mendimeve tona.

E rëndësishme nuk është të fitosh, por të kesh mentalitet fituesi. Shpresoj që të dalë dikush e të më thotë: ishte edhe merita jote që nuk hoqa dorë.”

Next Post
Amerika e ka refuzuar Trumpizmin

Ish-këshilltari i fushatës së Trumpit fillon burgun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In