• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish- sulmuesi brazilian Adriano, rrëfen torturën e tij nga alkooli dhe depresioni

by Java News
30/08/2018 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-sulmuesi i kombëtares braziliane të futbollit, Adriano rrëfeu torturën e tij nga alkooli dhe depresioni, gjatë kohës kur militonte në Serie A. I konsideruar një futbollist unik, por vetëshkatërrues për shkak të veseve, ai frymëzoi Interin në fitoren e titullit dhe Kupës së Italisë, por pranoi se gjatë aventurës me zikaltrit ishte shpesh prè e gjendjes së rëndë mendore dhe fizike.

Pas vdekjes së babait, Adriano pranoi se gjeti zgjidhjen te pijet alkoolike. Sipas sulmuesit, që u pagëzua nga mediet me emrin “Perandori”, Interi ka bërë të pamundurën për të fshehur problemet duke pretenduar publikisht se ishte i dëmtuar.

“Vetëm tani e kam kuptuar sesa kam vuajtur, pasi vdekja e babait më la një hapësirë të parikuperueshme. E gjeja shpëtimin te pija dhe konsumoja thuajse çdo gjë, verë, uiski, vodka apo birra. Nuk dija të ndaloja dhe në fund më duhej të ikja nga Interi”, tha ish-sulmuesi për revistën braziliane “R7”.

36-vjeçari pranoi se Interi bëri të pamundurën për ta shpëtuar, por vetëm rikthimi në Brazil e mbajti në jetë, edhe pse i kushtoi miliona.

“Nuk dija sesi ta fshihja problemin tim, madje shkoja komplet i dehur në stërvitjet e mëngjesit. Stafi mjekësor më vendoste në gjumë në infermieri, ndërsa në publik thonin se kisha probleme muskulare. Në Brazil nuk kam miliona, por gjeta lumturinë”, tha Adriano.

ma.me

Next Post
Breshëri automatiku drejt banesës së prindërve të gazetares së News 24

Breshëri automatiku drejt banesës së prindërve të gazetares së News 24

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In